“Forbes”: Vladimir Putin njeriu më i pushtetshëm i botës, Obama zbret në vendin e dytë

Sipas renditjes vjetore që bën revista “Forbes”, Putin merr vendin e parë në listën e 72 personave më të pushtetshëm në botë duke mënjanuar Obamën, i cili e kishte vitin e kaluar vendin e parë. Putin dhe Obama ndiqen nga presidenti kinez, Xi Jinping, papa Françesku dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. “Pas një viti, kur presidenti Putin aneksoi Krimenë, inskenoi pothuajse një luftë në Ukrainë dhe nënshkroi një marrëveshje me vlerë më shumë se 70 miliardë dollarë për ndërtimin e një gazsjellësi me Kinën, projekti më i madh në botë i një natyre të tillë, zgjedhja jonë duket profetike”, shkruan ”Forbes”. Me përjashtim të vitit 2010, kur lista u dominua nga lideri kinez, Hu Jintao, Obama ka qenë gjithmonë në krye të kësaj liste, që nga viti 2009 kur u bë president. “Forbes” thotë se Obama u rendit i dyti pasi ai u duk në vështirësi pas shpërthimit të Ebolas në Afrikën Perëndimore dhe pas kërcënimeve të Shtetit Islamik. “Edhe trazirat me prapavijë raciale në Ferguson, Misuri, gjithashtu minuan mesazhin e tij të ‘ndryshimi”, thekson ”Forbes”.
L.V
Comments
He po tani me ke do te
<p>He po tani me ke do te shkojme ne demokratet e Shqiperise???</p><p>Ja pse them une se cdo komb duhet te ece me kembet e veta. keshtu thoshte dhe bente edhe Enver Hoxha. </p>
Add new comment