Vrasja e djeshme; Balla i Policisë: “Ka patur dy palë në konflikt. I pasqaruar ende pozicioni i Demirajt”. Një e dhënë se pistoleta e Xhuvanit nuk kishte fishekë

Ilirjan Balla, shef i seksionit të luftës kundër krimeve të rënda në Policinë e Shtetit ka dhënë sot në “Opinion” disa hollësi që sqarojnë dinamikën e vrasjes së mëngjesit. Kështu Balla ka theksuar se “ka patur dy palë në konflikt” dhe se e sigurtë është që shtetasit Edison Jaho vjeç 36 dhe Enea Xhaj vjeç 38, kanë qenë në një tavolinë dhe duket kanë qenë objektivi kryesor i qitjes së kryer. Balla ka nënvizuar se personat e ndaluar janë zyrtarisht të dyshuar për ngjarjen dhe se do të jetë hetimi ai që do të përcaktojë akuzën. E paqartë mbetet situata për Arbër Demiraj, 19-vjeçarin që mbeti i vrarë, por që u gjet në një automjet jashtë lokalit ku ndodhi ngjarja, automjet që siç sqaroi Balla, u ndalua fillimisht nga skuadrat e “Shqiponjës”. Balla ka theksuar se nuk dihet ende pozicioni i Demirajt në këtë ngjarje. Do të duhet të sqarohet përfundimisht se sa armë kanë kryer qitje, në mënyrë që të zbardhet më shumë e vërteta. Gazetari Fatos Hakorja, i TV Klan, ka cituar burime të policisë, të jenë shprehur se në momentin e ndalimit Konstandin Xhuvani e kishte pistoletën pa fishekë, duke lënë të kuptohet se mendohet se ai ka kryer qitje të të gjithë krehërit të fishekëve.
s.z
Comments
Sigurisht qe pistoleta mbasi
<p>Sigurisht qe pistoleta mbasi zbrazen te gjithe fisheket mbetet pa fisheke.</p>
Add new comment