Deputetja Xhuvani mes lotësh jep dorëheqjen nga mandati. Rama para mediave: "Ligji, i njëjtë për të gjithë"(video)

Deputetja socialiste Luiza Xhuvani i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet ku është implikuar edhe djali i saj Kostandin Xhuvani. Ajo doli për një deklaratë të shkurtër për mediat, në prani të kryeministrit Rama. Mes lotëve, deputetja Xhuvani kërkoi që drejtësia të bëjë drejtësi dhe djali i saj të trajtohet i barabartë përpara ligjit. Ajo pohoi se nuk mund ta mohojë birin e vet dhe do t’i gjendet pranë si çdo nënë, por tha se lutet që mos t’i ndodhë aksujt kjo që i ka ndodhur asaj. Xhuvani njoftoi dorëheqjen si deputete e Sarandës, për shkak të pamundësisë që në këto kushte të ushtrojë detyrën.
Në vazhdim, kryeministri Rama mbajti një qëndrim publik mbi ngjarjen, duke thënë se reagimi i policisë dhe forcave të ligjit, treguan se kohët kanë ndryshuar dhe ligji pas 23 qershorit 2013 do të jetë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht pushtetit apo funksionit të prindërve apo të afërmve të dikujt.
http://www.youtube.com/watch?v=kcD0y-eC6qo
a.k
Comments
Konferenca e shtypit më
Konferenca e shtypit më patetike deri tani. Presim se ndoshta s'kemi parë gjë akoma.
Ky eshte akoma te zarfi i

Ky eshte akoma te zarfi i pare: hidhja fajin paraardhesit per cdo problem qe ke! Po me duket se do kaloje direkte te i treti

Ky eshte te zarfi i pari: po

Ky eshte te zarfi i pari: po pate problem hidhja fajin paraardhesit. Duke permendur Gerdecin po mburret , une vetem 4 vrava jo 26. Ky i di shqiptaret po aq budallenj sa i dinte Sala , vetem se do e gjej veten me 1 milion shuplaka papritur.

Deputetja Xhuvani doli sonte

Deputetja Xhuvani doli sonte ne rolin me te ri te saj.

Si fillim doja te thoja se zonja Xhuvani nuk duhej te kish qen deputete mbas denimit te djalit saj ne 2011 periudhe qe kjo zonje ka qen deputete.Direkt ne shkurt te 2011 kohe kur i biri beri vrasjen e pare kjo duhej te dorehiqej dhe jo ta kalonte pa "dhimbje".Ate vrasje e kaloj pa dhimbje se familja e te ndjerit Alfred Musabelliu nuk kishte takat qe te merrte gjakun ndersa me dy beratasit ndryshon puna,jane shume qe duan drejtesi te paster dhe mos dhenia e drejtesise do bej qe mendojne se drejtesine e vendosin dhe vete.Kjo gje e trondit me shume deputeten dhe me kete rol te saj qe pame sonte do te ule gjakrat,kjo vetem nje manover e shemtuar e familjes Xhuvani.

Gjithashtu dhenia e doreheqjes eshte manoves dhe per justifikimin per denimin e ulet qe kane menduar per vrasesin Kostandin Xhuvani qe me nje raport mjekesor per gjendje me probleme mendore ta lehtesojne denimin dhe te mos kene mundesi gojet e liga te thone me djali i deputetes....

Dalja sonte e edi rames ishte nje turp i madh nga ato qe i kane hije vetem atij.Me thoni ju lutem se ku kryeministri i vendit i shprehu ngushellime familjeve te viktimave dhe u dridhte e sperdridhte vetem per fatkeqesine qe i kish ndodhur çiftit artisteve qe pollen nje kriminel.

Edi Rama per dite e me shume po sulmon veten e vet.

Me pas, Rama i ben elozhe

Me pas, Rama i ben elozhe Luizes ne fb duke vleresuar aktin dinjitoz te saj!

Ndoshta duhet ti jepet edhe nje titull nderi neser kesaj ...! Gjithsesi fajin e ka Saliu!!! Vajmedet#

Shume e drejt, madje nuk

Shume e drejt, madje nuk eshte cudi qe duke e njohur si merite te madhe doreheqjen e aktores-politikane, si shperblim ta rikthejne si deputete, duke thene se kush jep doreheqjen meriton te mos i pranohet doreheqja, hajde gallate me uthull hajde...

Njeri mbrojti hajdutin me te

Njeri mbrojti hajdutin me te madh te Shqiperise hapur kur u kap me peshk ne dore. Tjetri do na mbroje rrugecerit me te keqinj haptazi...e paskan gjetur justifikimin qe pistoleten e paska patur bosh...po po fiks ashtu. Se dhe un kompjuterin tim e mbaj bosh nuk mbaj materiale brenda, depoziten e ujit e mbaj te shkarkuar pasi nuk me nevojitet uje, makinen e mbaj pa karburant pasi fundja cme duhet ti hedh nafte...thjesht e mbaj kot per qejf...rrofte rilindja shoke! Mos harroni te na votoni Pd, Ps dhe Lsi.

tingellon cinike kerkesa e

tingellon cinike kerkesa e Xhuvanit per te kerkuar drejtesi, per tja lene fjalen drejtesise. behet fjale per te njejten drejtesi qe e kishte denuar simbolikisht vrasjen e Xhuvanit me pare.

Ligji i njejte per te gjithe

Ligji i njejte per te gjithe - Por gjykatesi nuk qenka i njejte per te gjithe...

Add new comment