Rikthim tek vendimi gjyqësor që shpalli dënimin me 2 vjet burg të Konstandin Xhuvanit

Pas masakrës së sotme ndaj të gdhirë me katër viktima, mediat i janë rikthyer vendimit gjyqësor që dënoi me dy vjet burg Konstandin Xhuvanin për vrasje në nëntor 2011, të firmosur nga gjykatësi Gerd Hoxha. Sipas zbardhjes së vendimit 2027, Xhuvani është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme“, parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal dhe dënohet me 3 (tre) vjet burgim. Në vijim, gjykatësi shpall edhe “Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake“, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. Në aplikim të nenit 55 të KP, në bashkim të dënimeve, të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani i caktohet një dënim i vetëm prej 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Kostandin Gjergj Xhuvani dënohet me 2 (dy) vjet burgim. Vuajtja e dënimit për këtë të pandehur ka filluar nga dita e ndalimit të tij në flagrancë më dt.23.05.2011. Dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme”.
a.k
Comments
Le t'i rikthehemi atëhere

Le t'i rikthehemi atëhere edhe vendimit politik, atij të Ramës për ta rivendosur Luiza Xhuvanin në listë për deputete. Pyetje Ramës që na i jep përgjigjet për çështje të rëndësishme me orar të caktuar, por na shurdhon fejsbukun orë e çast për gjëra të parëndësishme:

A e vuri Rama Luiza Xhuvanin në listë për deputete pavarësisht nga apo pikërisht për arsye të vendimit të korruptuar për ta dënuar të birin e saj me dy vite burg për vrasje?

Kjo është përgjegjësia politike e Ramës që na shet dëngla si politikan me duar të pastra, por që përveç lustrës së përditshme të imazhit asgjë tjetër nuk i shkëlqen.

Shko mor shpellar. Djali i

Shko mor shpellar. Djali i Berishes vrau 26 vete e nuk i ndodhi gje ndersa per kete vrasesin e Luizes qe e liruan gjykatat e korruptuara te Berishes e paska fajin Rama.

Edi Rama do te dal ne tv

Edi Rama do te dal ne tv mbas 1 ore se kujton se na mori malli me e pa.

PS duhet te mendoje per nje kryetar tjeter dhe per kryeminister tjeter.

Add new comment