Këshilltari i DASH Robert Bradtke, takon kreun e KMSH-së, Bruçaj. Temë diskutimi, rekrutët që luftojnë në Siri dhe në Irak

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ka pritur sot në selinë qendrore Këshilltarin për Marrëdhëniet me Jashtë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ambasadorin Robert Bradtke. Temë e takimit, që duket se ka rëndësi specifike, por ka mbetur jashtë vëmendjes për shkak të tensioneve me Serbinë, ka qenë parandalimi i luftarëve potenciale në vatrat jashtë vendit, Bëhet fjalë pra për rekrutë që shkojnë edhe nga Shqipëria në luftëra si ajo e Sirisë, për kontrollin, apo kufizimin e të cilëve, mund të japë një kontribut edhe KMSH. Kjo edhe në kuadër të rezolutës së fundit unanime të OKB-së për këtë çështje, e cila përbën shqetësim kryesor në arenën ndërkombëtare. “Kryetari Bruçaj nga ana e tij shprehu gatishmërinë për pranimin e sugjerimeve të ambasadorit dhe e njohu me projekte të zbatuara dhe të tjera që presin zbatimin nga na e Komunitetit Mysliman. Ambasadori Bradtke falënderoi kryetarin për gjithë kontributin në këtë kontekst dhe e përgëzoi për bashkëpunimin me instancat shtetërore në veçanti me pushtetin local”, thuhet në njoftimin telegrafik të KMSH-së.
http://www.kmsh.al/al/2014/10/kryetari-brucaj-pret-keshilltarin-per-marr...
s.z
Comments
Po per xhihadistet qe
<p>Po per xhihadistet qe rekrutoheshin ne xhamine e Rruges se Kavajes nga hoxhe Kalaja me shoke a i eshte rrefyer Skender Brucaj delegatit amerikan? Apo tani qe amerikanet e bene alarmante kete pune, edhe Skenderi thote qe gjerat jane mire dhe nuk shkojme me te luftojme ne Siri?</p>
Add new comment