Drejtuesit rrugorë, “në rrugë”, zëvendësohen me të tjerë

Postuar në 25 Tetor, 2013 13:25

Shkarkohet drejtori i Policisë Rrugore në Tiranë, Luan Shehu, dhe në vend të tij emërohet Dritan Bonaj. Dritan Bonaj ka qenë më parë shef i Policisë Rrugore në Shkodër.

Një ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka firmosur shkarkimet dhe emërimet e reja në krye të gjashë komisariateve nën varësinë e institucionit që ai drejton.

Komisariati nr 1: Ikën Nazmi Shuli, emërohet  Artjon Duka

Komisariati nr 2:  Ikën Dritan Dorda, emërohet Ilir Proda

Komisariati nr 3: Ikën Fredi Njumani, emërohet Ladi Laska

Komisariati nr 4: Ikën Gazmend Hatimaj, emërohet Alban Ahmetaj

Komisariati nr 5: Nuk lëviz shefi i komisariatit Fatmir Lleshi

Komisariati nr 6: Ikën Sejfulla Metko, emërohet Altin Shehu

Komisariati i Kavajës, nën juridiksionin e drejtorisë së Tiranës: Emërohet Besmir Qebini

Zh.

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>Rilindje në tym?!</p><p>Këtë Altin Shehun (që është emëruar tek komisariati 6 - Kombinat) e kam komshi; një skuth pa referencë vlerash, për të cilin nuk dyshoj që nuk do ngrejë dot ndonjë strukturë të mbarë pune. Di që punonte në polici, në një sektor që nuk lidhej me komunitetin apo rendin, dhe mbase kjo është arsyeja pse u &quot;lëpi&quot; deri këtu, në mungesë të referencave profesionale në lidhje me qytetarët; si banor, në lagje, ka qenë i devotshëm për arritje sa më të larta elektorale të PD-së, duke përfshirë edhe regjistrime banorësh me motive thjeshtë elektorale, për votimet e Bashkisë 2011. E lidha me sjelljen (jo bindjen) politike pasi më duket se ka dicka që nuk përputhet me logjikën e parametrave të një shefi komisariati. Do theksoja që është person me ndërgjegje qytetare tërësisht të munguar, duke përmendur që futet tek jo-kontribuesit e detyrimeve komunitare, apo është dukshëm një nga banorët më banalë e më të paqytetëruar në lidhje me mënyrën si parkon mjetin personal. Besoj se kuptohet (edhe nga gjatësia e tekstit) se sa më ka cuditur ky emërim (për koinçidencë po ma tregonin në mbrëmje në lagje, dhe e mora si muhabet kafenesh, në fakt)!</p>

Submitted by Anonim87 (not verified) on

<p>po c&#39;paten me Luan Shehum. pa filluar pune mire...<br />ky i riu do jete i LSI</p>

Submitted by Pieter (not verified) on

altin shehu simbol i flamurit dhe ceremonive mortore. Si mund nja njeri me integritetin me te ulet moral te behet titullar. Turp mbizotrojne lepirsat dhe servilat. Kto gjera ky peshe pupla i bente mire. Rriqn bythe pas Tahitian. Turp turp per kto emerime pakurfare merite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.