“Grupi armiqësor” demokrat i juristëve. Viktor Gumi: Pse na ndëshkoi Berisha

Anëtarët e PD-së në komisionin e Ligjeve u ndëshkuan nga Berisha për një nen të ligjit të përgjimeve. Ish-deputeti demokrat Viktor Gumi zbardh “misterin” dhe thotë për gazetën "Panorama" se ata e rrëzuan këtë nen, pasi shumëfishohej me 29 herë mundësia e përgjimeve të qytetarëve. Gumi thotë se pas këtij veprimi të tyre, Berisha i përjashtoi nga kandidimi për zgjedhjet e 23 qershorit deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve. “Komisioni i Ligjeve evidentoi se në këtë ligj shumë sensitiv nuk ka rregulla loje dhe për sa kohë ato mungojnë, pashmangshmërisht abuzimi është evident. Projektligji i paraqitur në atë kohë për mendimin e Komisionit të Ligjeve shkonte në drejtimin e kundërt”, shprehet Gumi. Sipas tij, ligji për përgjimin parandalues nuk përcakton kategorinë e veprave penale për të cilat ai lejohet. Ligji për përgjimin e telekomunikimeve, përderisa nuk liston kategorinë e veprave penale për të cilat kryhet, lejon këdo dhe në çdo kohë të jetë subjekt i këtij përgjimi. Kjo është një praktikë unike në Europë dhe në thyerje të çdo standardi të kërkuar nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në kontrast të thellë me ligjin tonë, p.sh. në ligjin gjerman vetëm një nen për këtë gjë është dy faqe e gjysmë i gjatë. Ligji nuk përcakton kategorinë e personave që i nënshtrohen këtij përgjimi. Edhe në këtë aspekt eksperienca jonë është unikale”, thotë ai.
a.k
Comments
As qe me vjen fare keq pasi
<p>As qe me vjen fare keq pasi eshte po kjo fytyre qe i interpretonte ligjet e ndryshme sic i thoshte SHPELLARI. VICIDOLI i perdorte si donte keta 'juristet' e tij dhe kur ne ndonje rast nuk i pelqente i flakte tutje......YEAAAAA . Ske pse qahesh pasi kriminelet hane njeri tjetrin.........se dije ti kete more 'jurist'. Epoka e SHPELLAREVE po na le shendene.....VICIDOLET PARA DREJTESISE.</p>
Add new comment