Nga janari i vitit 2015 shqiptarët me kartat e reja elektronike të identitetit

Postuar në 11 Tetor, 2014 04:47

Kartat e reja elektronike të identitetit, që do të jenë në duart e qytetarëve nga janari i vitit 2015, pritet të ofrojnë më shumë shërbime publike, duke thjeshtuar prezencën e autoriteteve. Këto karta pritet të jenë me reliev identifikues, shenjat e gishtërinjve, përfshirë dhe çipin e sigurisë.   “Ne jemi duke punuar për një fazë të re të betejës së korrupsionit dhe ne besojmë se do e mundim korrupsionin si një sistem që çdo ditë thith gjakun e familjeve duke thithur gjakun në xhep duke u marrë gjakun”. Kështu u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse në gjatë konferencës “Letërnjoftimi, siguria juaj për shërbime”, kryeministri Edi Rama i cili garantoi se dixhitalizimi së shpejti do të prekë çdo sektor me qëllim që çdo shërbim të ofrohet shpejt dhe cilësor për qytetarin. Në këtë kuadër, Rama garantoi se do të nisë dixhitalizimi i pronës dhe kjo do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë disa shërbime të tjera.

Në fjalën e tij gjatë konferencës “Letërnjoftimi, siguria juaj për shërbime”, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi rëndësinë e dokumenteve të reja të identifikimit, me elementë të shtuar sigurie, të cilat do të jenë në duart e qytetarëve prej janarit të vitit 2015. Sipas ministrit Tahiri, nëpërmjet elementëve të shtuar të sigurisë në pasaporta dhe letërnjoftime do të përmirësohet cilësia e shërbimeve, do të rritet efektiviteti i administratës dhe do të ulet mundësia për korrupsion. Ministri i Brendshëm paralajmëroi edhe ngritjen e atij që do të quhet Komisariat Dixhital, një automat që do të shërbejë si dritare komunikimi mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në konferencën “Letërnjoftimi, siguria juaj për shërbimet elektronike”, Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito theksoi se karta e re elektronike do të jetë guri i themelit për një reformë të rëndësishme të shërbimeve publike, e nisur muaj më parë.  “Shumë shpejt shërbimet publike, tha ajo, nuk do të ofrohen më të copëzuar në dhjetëra zyra siç ndodh sot, por ato do të grupohen, hap pas hapi në zyrat e integruara, ky qytetarëve gradualisht do t’iu ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme publike”. Harito shpjegoi se regjistrat e shtetit lidhen mes tyre mbi bazën e regjistrit të gjendjes civile dhe karta elektronike, duke identifikuar qytetarin në mënyrë unike, shënon një standard dhe mundëson identifikimin e të gjitha informacioneve që lidhen me të (qytetarin).

 

L.V

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Dmth &nbsp;do &nbsp;paguajme &nbsp;prap? E &nbsp;me &nbsp;ju &nbsp;lumsha, ka &nbsp;lezet &nbsp;keshtu.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.