“Otello” i Blushit mes 12 fituesve të çmimit europian të letërsisë. 5 mijë euro për çdo autor

Postuar në 08 Tetor, 2014 06:01

“Otello” i Ben Blushit është mes 12 librave fitues të çmimit europian të letërsisë, akorduar nga Komisioni Europian për autorët e rinj. Emrat e fituesve u lexuan në Panairin e Librit në Frankurt, ndërsa ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Bruksel në nëntor. Në faqen zyrtare të Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsinë, biografia e Ben Blushit shoqërohet edhe me një përshkrim të librit që e bëri fitues. Stili narrativ, gjuha e pasur dhe erudicioni i thellë e vendos “Otello, Arapi i Vlorës” mes veprave më të arritura të letërsisë shqipe. Konkursi për këtë çmim është i hapur për gjithë vendet pjesëmarrëse në “Europe Creative”, një program që synon shfaqjen e literaturës bashkëkohore, nxitjen e shitjeve përtej vendeve të origjinës, përkthimin, publikimin dhe leximin e veprave nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

l.m

Comments

Submitted by daku (not verified) on

<p>Eshte bere rutine tani kudo ne boten perendimore, autoret qe bejne libra duke share fene Islame&nbsp;nderohen me cmime, si rasti i Orhan Pamuk...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.