Berisha mbledh gazetarët: Rama është njeri i rrezikshëm për ligjet dhe Kushtetutën

Berisha akuzon Ramën se po merr në mbrojtje gjyqtarët dhe prokurorët vrasës ndërkohë që në grupin PS ka vrasës të mirëfilltë. Gjatë një deklarate për mediat ish-kryeministri tha se kryeministrin në fuqi se ai është “një njeri i rrezikshëm për ligjet dhe Kushtetutën”. Duke iu referuar tryezës së reformës në drejtësi, të mbajtur dje Berisha tha se fjalimi i Ramës ishte skandaloz. “Në grupin parlamentar të PS-së ka vrasës të mirëfilltë. Është e vërtetë që ka gjykatës ripërdhunues pasi nuk kanë dhënë vendimin e duhur. Është e vërtetë që në grupin e PS ka përdhunues, pengmarrës. Është vërtetë që ka gjykatës që kanë vendosur pasuri në mënyrë të paligjshme, por nuk di që të ketë një pallat 5 katësh pa asnjë faturë bankare ndërtimore tatimore siç ka bashkëshortja e Ramës. Çdo gjë mund të bëjë por vetëm moral nuk mund të shesë. Të besosh se Edi Rama do vërtetë reformë gjyqësore reale është si të besosh se do të bëjë legalizimet falas apo se do të ulë çmimin energjisë, ndërkohë që po e rrit.” tha Berisha. Më tej, ish-kryeministri i bëri apel ndërkombëtarëve të mbajnë qëndrim të prerë ndaj Ramës, ndërsa socialistëve iu këshilloi ta dërgojnë në spital.
L.V
Comments
Ndersa Berisha eshte njeri i

Ndersa Berisha eshte njeri i rrezikshem per njerezit!

Ore po ju be popullit ferre

Ore po ju be popullit ferre neper kmbe ky njeri. Te marre pension e te gezoj shendet si gjithe bashkmoshataret e tij, jo te fantazoj, fantazi qe shtypi mezi i pret ti propagandoj.

Tryeza e djeshme për reformën

Tryeza e djeshme për reformën në drejtësi (6/10/2014), përveç shfaqjeve rutinore që jemi mësuar të shohim, sidomos nga politikanët tanë, kishte edhe diçka që nuk ishte edhe shumë e dëgjuar më parë. 1. Kërkesa e prerë e Europës për reformë të thellë në drejtësi, artikuluar qartë nga Kryeministri. 2. Fjala e zëvendës ambasadorit të Amerikës për ndëshkueshmëri me burg të gjygjtarëve, etj, reformë duke ndërhyrë edhe në kushtetutë. Nuk e dimë se a i bëri ndopak përshtypje të huajve referati i të ftuarit nga presidenti në atë tryezë i Gjin Gjonit?.. A mbajnë shpresë më ata se kampi i presidentit është i gatshëm për të vendosur drejtësi?
Megjithatë, sot pamë një Berishë të trembur gjer në palcë, në një konferencë për shtyp krejt të pajustifikuar, ku kërkoi mes të tjerave që për të shpëtuar nga kjo reformë "çmenduri", të çohej në spital Edi Rama?!. Diçka tha dhe artikuloi edhe për ambasadat e huaja në Shqipëri, por nuk u mor vesh shumë qartë nëse të njëjtën kërkesë e kishte edhe për ndonjë që foli në emër të Amerikës. E folura e Berishës sot, në stilin "degë më degë", është karakteristikë për njerëzit fajtorë dhe të trembur. Pra nuk paska qenë ashtu siç tha juristi i Berishës, zoti Çlirim Gjata, edhe aq "makjato dhe një ujë pa gaz" tryeza e djeshme për drejtësinë...

Eshte i rezikshem sepse ate

Eshte i rezikshem sepse ate qe nuk e bere ti dallkauk me sojin tend per 20 vjet e beri Edi Rama per nje vit.

O doktor rrumpalla,o llapaqen,kur do e mbyllesh alene allaturka qe qelb ajrin e Shqiperise

Add new comment