FSHF i përgjigjet homologes serbe: Kushtëzimet tuaja për tifozët shqiptarë, të papranueshme

Postuar në 06 Tetor, 2014 10:27

Bileta ka, bileta s’ka. Fjala është për ndeshjen e kombëtares sonë të futbollit në Beograd, më 14 tetor, dhe debatin mbi pranin e tifozëve shqiptarë në stadium. Federata Shqiptare e Futbollit i ka kthyer përgjigjen Federatës serbe ku i kërkon pajisjen pa kushte të tifozëve shqiptarë me bileta. FSHF i cilëson kushtet e vendosura nga homologia serbe për praninë e tifozëve shqiptarë në Beograd, të parealizueshme.

“Së pari, ne nuk mund të listojmë dhe të marrim të dhëna personale nga tifozët. Së dyti, ne nuk kemi asnjë arsye ta bëjmë një gjë të tillë. Dhe së treti, Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka infrastrukturën e nevojshme dhe as kohën në dispozicion, për të bërë të tilla regjistrime. Në praktikën tonë të komunikimit, me të gjitha Federatat e tjera anëtare të UEFA-s dhe FIFA-s, për organizmin e ndeshjeve të futbollit (zyrtare apo miqësore), kushte të tilla nuk janë vendosur kurrë dhe me to, njihemi për herë të parë. Ekipi kombëtar shqiptar, është shoqëruar nga tifozët e tij, kudo në Europë madje edhe jashtë kontinentit si në Argjentinë apo USA. Për vetë situatën që ka kombi ynë, bashkëkombasve tanë, që jetojnë në Greqi, Gjermani, Angli, USA, etj, nuk mund t’ua privojmë të drejtën për të ndjekur ndeshjet e kombëtares tonë”, thuhet në letrën dërguar Federatës Serbe.

a.k

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Kush jane kushtet e federates serbe?&nbsp;</p><p>C&#39;do te thote kushte te papranuesheme? Nuk do te pranoni te shkojne fare tifozet shqiptare ne serbi?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.