Shembja e monumentit “me dy gishta” në Kavajë. A do ndizet protesta mbarëpopullore?

A do të ndezë “protesta mbarëpopullore” prishja e “Obeliskut të demokracisë” në Kavajë? Ashtu siç ishte paralajmëruar 1 vit më parë nga kryeministri Rama, monumenti me dy gishta siç njihet rëndom është shembur. INUK e ka shembur paraditen e sotme monumentin kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, që u zhvillua më 25 mars 1990 në Kavajë. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka reagoi lidhur me shembjen, dhe theksoi se kryeministri sot provokoi dhunshëm demokratët dhe se ‘ndezi fitilat’ e një revolte popullore. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, “Rama sot shembi karrigen e tij”. Në fakt, qyteti në fjalë ka votuar rëndshëm kundër PD-së në zgjedhjet e fundit lokale, ndërkohë që qytetarët e tij prej vitesh e kanë akuzuar Berishën se e ka shfrytëzuar Kavajën dhe ka marrë rregullisht vota, por nuk ka bërë asgjë për qytetin “simbol”. Duket se më tepër se obelisk, në Kavajë është shembur idhujtaria për Berishën.
a.k
Comments
Keshtu hakmerremi ne per
<p>Keshtu hakmerremi ne per rrezimin e monumentit te Enverit. Po prisni, prisni se nuk keni pare gje akoma. Po pregatisim propagandistet dhe se shpejti rifillojne format e edukimit, pastaj pritet kolektivizimi i bujqesise dhe rifillon industrializimi socialist. Lavdi Marksizem-Leninizmit!</p>
Dhe ato dy gishtat do tu a
<p>Dhe ato dy gishtat do tu a futim ne b.the ty dhe sekretarit te PPSH-se prane spitalit te Tiranes shokut Sali Berisha.</p>
Meqe te paska vajtur mendja
<p>Meqe te paska vajtur mendja provoji nje here ne tenden se e ke me afer dhe nuk lodhesh shume.</p>
Add new comment