Serbi-Shqipëri do të luhet pa tifozë. Drejtuesit e Federatës nuk pranojnë të ketë tifozë kuqezinj

Serbia i mbyll dyert tifozëve shqiptarë. Sipas “Gazeta e Sportit” lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Një burim nga zyrat e FSHF-së i ka thënë portalit “Asport.info” se ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet pa tifozë. “Sapo morëm përgjigje se ndeshja Serbi- Shqipëri do të luhet pa tifozë, pasi pala serbe nuk garanton siguri për tifozët shqiptarë” ka thënë shkurt burimi. Ditëve të fundit janë shtuar zërat në Serbi të cilët duke parë interesimin e tifozëve shqiptarë, u druheshin fërkimeve të mundshme. Një konfirmim të mëtejshëm e dha edhe drejtuesi kryesor i futbollit në Serbi, presidenti i Federatës Mirko Milivoj i cili në një prononcim për websitin "Novotsi.rs" theksoi se megjithëse po merren masa ekstreme për organizmin kësaj ndeshjeje kjo për shkak të situatës politike të tensionuar që dy vendet kanë patur ndër vite, është praktikisht e pamundur të sigurohet pjesëmarrje e tifozëve shqiptar.
L.V
http://www.sportishqiptar.com.al/newsite/2014/09/26/serbia-mbyll-dyert-tifozeve-shqiptare/
Comments
Ath eshte shume e thjeshte -
<p>Ath eshte shume e thjeshte - kur te luhet ndeshja Shqiperi-Serbi mos pranoni tifoze serbe</p>
FSHF ti kerkoje UEFA-s qe
<p>FSHF ti kerkoje UEFA-s qe ndeshja te luhet ne nje vend tjeter jashte Serbise meqe Serbia nuk garanton dot sigurine.</p>
Add new comment