Dhuna ndaj Strazimirit, Berisha poston në “Youtube” një video me dinamikën e ngjarjes

Postuar në 24 Shtator, 2014 12:03

Ish-kryeministri Sali Berisha ka  postuar në “Youtube” një video që ndërton dinamikën e ngjarjes parlamentare ku u qëllua deputeti i PD-së, Genti Strazimiri nga deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. Video nis me fjalën e Strazimirit, aludon për sms të kryeministri Rama drejtuar deputetes Olta Xhaçka, që ngrihet dhe i kërkon emra Strazimirit dhe mandej vazhdon me dhunën e dëshmuar edhe nga video e përcjëllë dje në media dhe ndalet te fletë lirimi nga burgu i deputetit Arben Ndoka. “Unë ftoj të gjithë demokratët si dhe të gjithë qytetarët e vendit të mbajnë këtë video në celularët e tyre derisa të bëhet drejtesia”, shkruan Berisha. Natyrisht, pamjet dhe teksti përcjellin idenë se dhuna u urdhërua nga Edi Rama.

https://www.youtube.com/watch?v=vRshMlc73FQ

s.z

Comments

Submitted by david (not verified) on

kush eshte ky, mos eshte ai qe vrau 4 persona te pafajshem  dhe plagosi shume te tjere 21 janarin e  2012

hallall ta bafte zoti o mjeran, se ke lindur ne shqiperi, se diku tjeter do te te kishin varur per koqesh.

Submitted by Licovuni (not verified) on

Po ne pame te gjithe se si u grushtuan deputetet shqiptare te Maqedonise dhe asnje proces gjyqesor nuk u hap. Opozita e sotme eshte shume provokative dhe keto provokime kalojne pa u vene re nga media, por hidhen syte vetem ne kunderveprime, qe mund ti beje cdo njeri i zakonshem, kur provokohet kaq rende.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.