Shqiptaro-izraeliti David Kantozi, një tjetër aplikant për postin e Guvernatorit të Bankës

Edhe një tjetër kandidat i shtohet listës së aplikuesve për detyrën e kreut të Bankës së Shqipërisë. Një hebre i lindur në Shqipëri, David Kantozi, i cili aktualisht punon e jeton në Izrael ka aplikuar për postin e kreut të Bankës. Kantozi është ekspert financash në Izrael, por ka lindur në Shqipëri. Ai punon si zv/menaxher në Izrael Financial Service. “Është nder dhe krenari nëse arrij ta bëj këtë gjë. E kam nisur karrierën time në Bankën e Shtetit në vitin 1988, e kam pasion dhe dëshirë, me gjithë eksperiencën që kam në 25 vite të arrij të kontribuoj për vendin tim. Duhet t’i paguajmë Shqipërisë atë që na dha për ta bërë ashtu siç e meriton. Kam mbaruar Fakultetin e Ekonomisë në vitin 1986 në sferën e qarkullimit. Shqipëria është një terren shumë i mirë për të punuar. Mund ta nderosh, të japësh eksperiencat e tua”, ka thënë Kantozi për News 24, i pyetur për kandidimin.
a.k
Comments
ububu mos u qofte thene ...
<p>ububu mos u qofte thene ... nje cifut i padegjuar shef i bankes ...</p>
Add new comment