Ibrahim Rugova, presidenti katolik i Kosovës që nuk u deklarua por as e mohoi përkatësinë e tij fetare

Postuar në 21 Shtator, 2014 05:51

Ish presidenti Ibrahim Rugova nuk e deklaroi asnjëherë besimin e tij fetar, por këtë e tregonte orientimi i tij. Ai i çmonte figurat e katolicizmit dhe këtë nuk ngurronte ta bënte hapur. Ky orientim nuk është i rastësishëm. Gazeta “Express” i është referuar deklarimeve të djalit të xhaxhait të presidentit, anëtari i LDK-së, Naser Rugova. Ish presidenti Rugova, pak kohë para se të vdiste, vendosi gurthemelin e Katedrales e cila sot ndodhet në qendër të Prishtinës. Rugova kishte miqësi edhe me Papa Gjon Palin e II-të. Ai nuk fliste për përkatësinë e tij fetare, por asnjëherë nuk është mohuar se ish presidenti Rugova, është pagëzuar si katolik. Naser Rugova shpjegon trungun gjenealogjik të Familjes Rugova nga Cerrca e Istogut, e që me rrënjë thotë se janë nga fshati Malaj i Rugovës. “Duke filluar nga brezi i fëmijëve të brezit tim ka këtë cikël brezash: Djali im Erioni, unë Naser Alia, Ali Rrusti, Rrustë Sadria, Sadri Elezi, Elez Dema, Demë Neziri, Nezir Ibra, Ibër Gjoka, Gjokë Ivani, Ivan Kola, Kolë Mali, Mal Nika, Nikë Deda”, ka shkruar Naser Rugova. Gazeta “Express” thotë se nga s këta emra, del se te brezi i gjashtë apo shtatë, familja Rugova, pjesë e së cilës ishte edhe presidenti historik, i përket klerit katolik.

 

L.V

Comments

Submitted by Dhondrri (not verified) on

"te brezi i gjashtë apo shtatë, familja Rugoval...i përket klerit katolik"
Kurse te brezi i peste apo i gjashte i perkitka klerit ortodoks, me Gjoke e Ivane.

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Si sherbetore te cdo pushtuesi ne Kosove del se brez pas brez Rugovet paskan nderruar fe sic ua ka dashur qefi. Prite kur mbas dy brezash te tjeter te na behen budist.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.