Gregor Rama: Me mua Edi vërtetoi se ishte një shok i mirë, uroj që me Zahon të vërtetoj se është një baba i mirë

Zaho, ky emër i rrallë dhe i padëgjuar më parë ishte dje më i lakuari në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama është gëzuar me një bebe djalë, dje në orën 10 në një klinikë në Itali. Linda Rama afër të 50 –ve u bë nënë për herë të dytë. Fëmija erdhi në jetë përmes operacionit cezarian. Fillimisht mediat në Tiranë folën për një lindje në maternitetin Koço Gliozheni, por më pas burime konfidenciale thanë se Zaho lindi në Itali.
Çifti kryeministror është treguar mjaft i rezervuar duke postuar në Twitter, babi Edin vetëm një foto të dorës se bebes. Asnjë selfie, asnjë foto nga stafi, dhe vetëm 5 gishta të vegjel që mbanin mbiemrin Rama. Gjyshja Neta dhe Xhaxhi Olsi kanë zgjedhur t’a jetojnë lumturinë e këtij çasti, larg komenteve publik.
Olsi që njihet si një fotograf shumë i zoti, vetëm dje është kthyer nga udhëtimi dhe ende nuk ka mundur të jetë afër Zahos. “Di vetëm që i ngjan Edit, po foto të miat ende nuk kam bërë – thotë ai për DITA.
I vetmi që u tregua i hapur ishte Gregu, i cili këto ditë nuk ndodhet në Tiranë, por diku jashtë vendit me pushime.
Kjo ishte telefonata me Gregor Ramën:
Mira Kazhani: Alo Greg, urime. U bëre me vëlla…
Gregor Rama: Po u bëra, faleminderit. Për çfarë do të më pyesësh tani. Se e di që kërkon diçka…
Mira Kazhani :- Çfarë ndjen? Kush ta dha lajmin për Zahon?
Gregor Rama: – Miks ndjenjash dhe kujtimesh. Jam i emocionuar. Lajmin ma dha Edi në ëhatssap. Mund të them që kam qënë në mendime të thella. Është edhe për jetën time një status i ri. Kam një vëlla tani. E ka edhe Rea. Jemi një familje më e madhe.
Mira Kazhani: Xheloz?
Gregor Rama: Xheloz unë? Jooo. Ndoshta do të jem në rast se nuk do më japin mundësinë dhe kohën e mjaftueshmë për të kontribuar në rritjen e vëllait tim. Plus që jam 24 vjet më i madh. Unë quhem Greg dhe ai Zaho, kjo është e vetmja diferencë.
Mira Kazhani: Si tu duk Edi?
Gregor Rama: I lumtur.
Mira Kazhani: Zaho, duket një emër i rrallë, shumë i veçantë.
Gregor Rama: Emër i goditur, mendoj unë. Zaho… Jo keq ëë?!
Mira Kazhani: Kush e zgjodhi këtë emër?
Gregor Rama: Emër i një partizani të orëve te para në Vuno. Edi, Edi sigurisht e zgjodhi!
Mira Kazhani: Ju keni treguar dhe Edi vetë që ai dikur të patë thënë se nuk dinte të ishte baba i mirë dhe ratë në ujdi të ishit shok të mirë. Si do jetë me Zahon, mendon? Shok apo babi?
Gregor Rama: Me mua Edi vërtetoi se ishte një shok i mirë, uroj që me Zahon të vërtetoj se është një baba i mirë.
Mira Kazhani: Çfarë i uron më së pari Zahos?
Gregor Rama: Të rritet i shëndetshëm!

Rama donte një emër edhe të krishterë, edhe musliman?
Pas publikimit të kryeministrit se të birin e ka quajtur Zaho nisi me shpejtësi kureshtja se nga vjen ky emër dhe pse pikërisht ky emër. Gazetari Blendi Salaj në Facebook-un e tij publikoi një shpjegim të këtij emri duke e dhënë ndërkohë në të gjitha versionet e mundshme. “Ja dhe shpjegimi i thjeshtë i emrit, meqenëse ka pasur kureshtje. Është një emër i lashte shqiptar. Është emër teoforik, që përmend Zotin, dhe dmth. “Zoti ka mbajtur mend.” Emrat teoforik vijnë nga shkrimet e shenjta në hebraisht dhe kanë versione në shumë gjuhë të botës”, shkruan Salaj. Shqiptarët e përdorin edhe si emër edhe si mbiemër dhe në trajtën Zaho ruhet kryesisht në zonën e Bregut dhe të Labërisë (Lumi i Vlorës) duke u huazuar për këtë qëllim si nga të krishterët edhe nga muhamedanët.
Më i famshmi i Zahove shqiptarë, partizani Zaho Koka
Zahoja i parë që u vjen shqiptarëve në mend kur dëgjojnë emrin Zaho është partizani Zaho Koka, i famshëm për historinë e trishtuar me Ramize Gjebrenë. Zaho Koka lindi në vitin 1920 në fshatin bregdetar të Vunoit. Në vitin 1941 bëhet pjesë e çetave partizane dhe në vitin 1942 u fut në Brigadën e Pestë Sulmuese, duke marrë dhe rolin e zv/ komisarit të Batalionit të III të kësaj Brigade. Gjatë kësaj kohe u njoh me partizanen Ramize Gjebrea duke pasur dhe një raport dashurie me njëri-tjetrin.
Kjo i kushtoi shumë të dyve, pasi Shtabi i Përgjithshëm vendosi që të bëj gjyq ushtarak ndaj Ramize Gjebresë duke e pushkatuar atë, ndërsa për Zahon u mor një masë më e lehtë, duke e larguar nga të gjitha funksionet në Brigadë. Kjo detyroi Zahon të futej në dëshpërim dhe në qershor të vitit 1944 i del përpara autokolonës gjermane dhe përballet me plumbat e tyre. Ndryshe nga Ramizeja, Zaho u shpallë “Hero i Popullit” dhe gjatë gjithë viteve të komunizmit është nderuar si një luftëtar i zoti i rënë në luftë. Për dashurinë e Zahos dhe Ramizesë janë bërë disa libra vitet e fundit.
http://gazetadita.al/gregu-me-mua-edi-nje-shok-i-mire-uroj-qe-me-zahon-t...
Comments
'Shpresoj" Besoj se kaq

'Shpresoj"

Besoj se kaq mjafton per te vulosur te gjitha ato qe fliten e perfliten per privatesine e kryeminstrit.

"shpresoj".

Nuk e tha asnje nga ne te djathtet por doli nga ai qe duhet ta thote.

Gregorin e pershendes.

Arritja e shtatzanise ne

Arritja e shtatzanise ne menyre laboratorike, nuk verteton ose hedh poshte gosip rreth kryeministrit.

Po une do te thoja se cdo njeri e ka nje te kaluar, ashtu sic ka dhe nje te tashme dhe te ardhme.

Zaho ne degjimin e pare me tingelloi si emer Jew. Po meqe paskemi partizanin atehere shume mire.

Zaho Rames I urojme jete te gjate e te lumtur se bashku me prinderit e tij. Shpresojme qe kryeministri kete here t'i mos I ler pas dore oblivimet e nje babai, dhe ti dhuroje Zahos nje dashuri e nje perkujdesje, qe kurre nuk ia dha Gregorit. Ndonje here eshte shume e veshtire qe njeriu te dale mbi egon vetiake, sikur te mundte atehere kryeministri.

Thone falja eshte hyjnore...

Add new comment