Tekstet e historisë, Artan Fuga thotë se çështja po fryhet dhe “ironizon” Milon: “Nëmani mua se e bëj pa leka brenda një nate...Pse harxhon me të huajt!”

Artan Fuga ka bërë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” një koment lidhur me rishikimin e teksteve të historisë. Fuga ka marrë shkas nga intervista e fundit e Paskal Milos, i cili ka deklaruar se për periudhën e luftës dhe të komunizmit, rishikimi do të bëhet nga historianë të huaj. Fuga nuk është dakord me këtë praktikën e importit të vlerave nga jashtë, aq më tepër që ngjan si një alibi. Ja çfarë thotë Fuga: “Po që ka dalë një i uruar dhe thotë se do të rishkruaj historinë në tekstet e gjimnazit dhe do të rivlerësoj nja pesëdhjet vjet histori, jo komunizëm i mirë jo komunizëm i keq. Por ato dy mësime historie duhet të jenë o derëbardhë, çfarë komisioni duhet? Pse o edhe për dy copëza këndimi historie për çunat dhe gocat, do marrim të huaj ne??? Mos jam në ëndërr!!! Mjafton një redaktim për të rrumbullakosur këndet, sepse historia e afërt ashtu trajtohet, pak, gjithmonë, dhe kaq mbaron puna. Çfarë rishkrimi o ditëbardhë, pse e fryn kot, një korrektor letrar e mbaron atë punë për një pasdite...Në mos e gjeçi nëmani mua se e bëj pa leka brenda një nate...Pse harxhon me të huajt! Unë them edhe për të projektuar ndonjë WC publike të marrim ndonjë arkitekt të huaj”.
https://www.facebook.com/pages/Artan-Fuga/27892188595
s.z
Comments
Jane disa fytyra ne Shqiperi
<p>Jane disa fytyra ne Shqiperi qe te bejne ta dhjesesh me socializem, me demokraci me kapitalizem. Une nuk mund ta besoj qe te tilla fytyra kaq pordhamane te kete edhe ne vendet e tjera te Evropes dhe Amerikes. Shet mend tjetri ne menyren me vulgare dhe nuk i luan asnje qime. Pse ky eshte intelektuali? Kete pordhamani (i e theksuar)ihi nuk mund ta kemi as ne anonimet qe ne fund te fundit e dime qe kepusim dokrra dhe aguridhe, sharje dhe mendime pa vlere. por kete supermarket megallomanie vetem tek disa te paket te vetquajtur intelektuale ne Shqiperi e gjen. Ta veshtirosin me gazeta e me televizor, nuk sheh dot njeriu nje emision te thjeshte ku folesi te flase me respekt dhe ti ta degjosh me vemendje. Nuk ka ndodhur keshtu ne socializem, nuk ndodh keshtu ne Perendim. Folesi eshte i ngrohte dhe te ngjall kureshtje dhe kurren e kurres nuk e nxjerr ndonjehere egon e vet, e kane neveri te flasin pordhacerisht, kurre nuk i kam degjuar te te gricin nervat me ndonje fjale apo gjest qe te mund te tregoje se eshte elitar apo ajka si keta mutrit tane. (jo te gjithe, por shumica)</p>
Add new comment