Gjirokastër, parakalim dhe foto e Enver Hoxhës në 70 vjetorin e çlirimit të qytetit

Postuar në 18 Shtator, 2014 06:20

Fotografitë e Enver Hoxhes dalin sërish në skenën mediatike. Këtë here me cilesinë e komandantit te Luftës. Pushtuesi i fundit gjerman u largua nga Gjirokastra më 18 Shtator të vitit 1944. 70 vjet më pas, kjo datë historike përkujtohet nga gjirokastritet që veçanërisht përkujtojnë dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin nga nazifashistët.  Me këtë rast në qytet është bërë një parakalim ku veteranë kanë tundur dhe foto e udhëheqësit komunist Enver Hoxha.  Të pranishëm në këtë ditë të veçantë për Gjirokastrën ka qenë dhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ish-presidenti Alfred Moisiu.  Ahmetaj në fjalën e tij tha se, festa e sotme është e gjithë shqiptarëve, kurse Mosiu vlerësoi se ‘duhet vlerësuar kujtimi i heronjve që dhanë jetën’.  Ndërkohë dhe kryeministri Edi Rama shkroi në facebook rreth kësaj date historike.  “70 vjet me parë u çlirua Gjirokastra, lavdi e mirënjohje përjetë vajzave e djemve që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë së atdheut!”

L.V

Comments

Submitted by Burre Shteti ne... (not verified) on

Eshte e pamundur te behesh burre shteti

dhe ne te njejten kohe te shtiresh, te luash me Dy Porta!

Nese nderimi per te Renet eshte deri ne fund i adresuar dhe i sinqerte,

qofte edhe tek nje vleresim i Enver Hoxhes si (gjoja kumandar i asaj Lufte),

perese atehere, (edhe) ju, zoti Rama vazhdoni te paguani kompensim per "armiqte e klases"

dhe te "Pushtetit Popullor"?

Nese (edhe) ju fshiheni pas formulimit fals se "Lufta Nacional Clirimtare

na vendosi ne nje front me Aleatet", ju vet, zoti Rama, e dini se cilet ishin Aleate te Enver Hoxhes?!

A ishte Pushtet "Popullor" ai qe erdhi ne fuqi fill me perzenien e Anglo-Amerikaneve?!

Jeni ne medyshje? Domethene nuk keni per tu bere dot Burre Shteti, as Ju, Zoti Rama...

Beni ca para, si te tjeret, dhe hiquni menjane, por deri atehere, kujdesuni qe gjykatat te vazhdojne

te mbeten te pa varura nga populli dhe nga Drejtesia...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.