Ka lënë mbresat më të mira intervista e fundit të Sali Berishës: Alfred Lela: “Intervista të tilla i jep vetëm Ismail Kadare”

Alfred Lela ka marrë sot në vështrim analitik intervistën e ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e martë për emisionin “Studio e Hapur”. Lelës i ka bërë shumë përshtypje të mirë qartësia e Berishës dhe kujdesi i tij, të tillë që “ nuk ia siguroje dot syve edhe sikur të ktheheshe në majëmajën e ditëve të tij politike: vitin 1992”. Pse ka lënë kaq mbresa Berisha? Lela përgjigjet vetë: “Berisha i së martës mbrëma ishte një Berishë pa teprime. Lloji i tij i politikanit nuk bën pa to, madje i kërkon edhe ku s’janë teprimet, për të marrë maksimmin aty ku ai e don dhe për ta ulur minimumin në zero, aty ku nuk i intereson. Ish-kryeministri u dha në Studion e Hapur me petkun e pater familias, jo vetëm të opozitës Demokrate, por edhe të gjendjes politike kombëtare. Ai u përkujdes të përconte imazhin e atij që di shumë dhe po shumë thotë, e në të njëtën kohë të mos e hakërrejë informacionin e tij. Pozicion në të cilin në fakt zotin Berisha e kemi parë shpesh. Me pak fjalë një Berishë senatorial. Ose njëfarë monarku politik që kurorën e gjen te përvoja dhe te mosha gjen butësinë e bujarinë. Berisha i së martës mbrëma ishte një Berishë pa gabime. Intervista të tilla në fakt i jep vetëm Ismail Kadare. Dallohet në to përndritja e një epërsie intelektuale, por edhe fluturimi i një ëndërrimi për një Shqipërido të mund të kish qenë, ose të një atdheu të pamundur. Diku përtej cdo filozofie politike. Ish-shefi i opozitës nuk ra për asnjë dekik në dialogun mujshar të hamendësuar me kundërshtarin politik. E kërkonte atë me sy, por pas një tisi që përcillte trishtim. Sikur i thoshte: nuk është faji yt, ti kaq di e kaq bën”. Ndaj për Lelën, sot Rama ka një sfidë, pikërisht nisur nga kjo performancë e kundërshtarit të vet.
http://mapo.al/2014/09/18/berisha-intervista-e-nje-doktori-politik/
s.z
Comments
Po a mund te krahasohet

Po a mund te krahasohet Berisha me Kadarene, o Lela jone. Po qenke fare aut o Lela jone! A mund te krahasohet nje kriminel tradhetar me nje shkrimtar te madh e patriot. Fjalet i merr era, o Lela jone. Veprat mbeten. Dhe veprat e Berishes jane te pista ne cdo qelize, jane makabre, jane tradhetare, kriminale. Krimineli thote fjale te bukura por ne vepra mbetet prape kriminel e i poshter. Veprat e Kadarese i di dhe i ka vleresuar kushdo qe i ka lexuar, i ka vleresuar bota, ajo bote qe Berishen e ka protur si politikan, por e ka etiketuar si kriminel. Turp per kalemxhinj te tille gazetash online

O zot, çfare paskam humbur qe

O zot, çfare paskam humbur qe nuk e paskam pare. Ky Lela duket i iluminuar tashme, perndritja e shefit paska rene qe nga kulmi i pushtetit per mbi koken tullace e djerrë..Faleminderit qi ekziston o Birishë, muzike je per veshet tane, drite je per sytë.

O Bard, ekziston nje lloj

O Bard, ekziston nje lloj bime qe quhet Berisho-Fili, dhe Lela sa here qe del Berisha ne ekran...menjeher nje ndjenje ekzaltimi, nje ndjenje dashurie per Berishen e kap Lelushin e Mapos, saqe ai gati s'a s'fluturon!

Po cfare thua more! O lele, o

Po cfare thua more! O lele, o Lela! Po ku degjohej Berisha ne ate interviste qe ti e krahason me te pakrahasueshmin Ismail Kadare. Aty SRB-i, veproi tamam sipas strategjise, ti pyet per cfare te duash, une do te pergjigjem per cfare me do qejfi.

Asnji pyetje qe i beri moderatorja ai nuk u pergjigj. Vetem hodhi akuza per qeverine dhe per njerez te njohur por edhe te panjohur, ne stilin e tij.

A te bej nje pyetje o z. Lela. Di gje ti, Azem Hajdari a u pranua anetar i PD-se, pas vdekjes? Sepse figuron ende i perjashtuar nga PD.

Duke lexuar keto qe shkruan

Duke lexuar keto qe shkruan Lela, nuk qenkam gabuar qe qysh ne krye te heres e kam konsideruar kete Lela, nje saliist, qe tere inteligjencen dhe kulturen e tij ka vene dhe e ve ne sherbim dinjitoz te Saliut. Po mjaft o Lela, se kur lexon ato qe shkruan ti, te vejn te vjella se shikon shembullin me te qarte si nja intelektual hiqet zvarra, pas nje politikani, qe te tjerte e quajne kriminel, por une po them krejt te deshtuar, te shfrenuar dhe qe duhet te kishte dale loje qysh me kohe, per te mos i bere deme te pallogaritshme ketij populli.

Nuk e kam pare intervisten,

Nuk e kam pare intervisten, duhet te kete qene siç thote Lela. Me gjithe ato gjema qe i nxori ne drite te diellit ish badigardi i tij... , Berisha duhet te kete filluar te mos e beje shume rehat gjumin e nates. plus qe thone se nje nip i Haklajve...

Nqse eshte cituar sakte,

Nqse eshte cituar sakte, publicisti Alfred Lela i ka atribuar Sali Berishes veti shkrimtari, gje qe tingellon naivitet i shkoqur.

Kam drojtje se fyhen te dy njeheresh, edhe politikani (edhe me shume shtetari) por edhe shkrimtar!

Lela shkruan:.

"...Intervista të tilla në fakt i jep vetëm Ismail Kadare. Dallohet në to përndritja e një epërsie intelektuale,

por edhe fluturimi i një ëndërrimi për një Shqipëri të mund të kish qenë, ose të një atdheu të pamundur...”

Lela, qe e ka shpallur veten si admirues i Kadarese, natyrisht qe e ka ndjere "epersine intelektuale" te shkrimtarit, dhe si admirues

i Sali Berishes, eshte e drejta e tij t'ja ofroj kete kompliment edhe Sali Berishes.

Se, ne te vertete, te dy i kane sunduar fushat perkatese, madje ne pothuajse periudha identike politiko-sociale.

Te dy kane pretenduar se kane krijuar nje Atdhe te Arrire, te Njohur, ne kamje e prosperitet, ne mos te Famshem.

Te dy duke zgjedhur si mjet...Lavdine e vete, personale.

Por, nese kjo s'eshte fatkeqesi e madhe per shkrimtarin (shkrimtari krijon Atdheun e Tij dhe aty sundon, qofte edhe duke

merguar e rrenuar prej atdheut apo prej jetes tere rivalet e vete), nuk besohet se eshte e njejta gje per shtetarin.

PD dhe Berisha, tashme kane reshtur ta kundershtojne Poziten, se shteti qe u lane ne duar ishte buxhet-rrenuar,

madje Berisha nuk e ze ne goje fare se aleati dhe zevendeskryeministri i tij tashme jane aleati dhe dytesi i Edi Rames,

qe se paku si i pa inteligjence nuk mund te akuzohet!

Nese Lela i quan te dy, edhe shkrimtarin, edhe shtetarin, iluministe dhe enderrimtare, eshte pune e tij, por nese te dy qahen

per nje Atdhe qe ...ah, sikur te kish qene, apo nje atdhe te pamundur, kjo rrefen se paku dy individe te lodhur, te zhgenjyer,

pothuaj te deshtuar.

Nese Kadare prandaj e ripunon vepren e tij, per te rikrijuar Shqiperine qe s'e rrefeu dot,

Berisha do duhej te ndjehej edhe me keq: ai nuk e ka me kete mundesi...

Add new comment