Udhëzimi i Shkëlqim Canit dhe Edmond Haxhinastos: “10 euro tarifë për çdo qytetar që kalon me avion kufirin e Shqipërisë”

Postuar në 17 Shtator, 2014 11:14

Ministri i Financave dhe ai i Transportit dhe Infrastrukturës, pra Shkëlqim Cani dhe Edmond Haxhinasto, kanë miratuar më datën 1 shtator të këtij viti një udhëzim që rregullon tarifën e shërbimit për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë. Udhëzimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ja pika 1: “Tarifat e shërbimit, për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë, është 10 euro dhe paguhet nga udhëtari në momentin e blerjes së biletës, tek shoqëritë ajrore, pavarësisht vendit apo mënyrës së shitjes së biletës”. Ja edhe pika 2 që na qetëson të gjithëve se kjo tarifë shkon në buxhetin e shtetit, d.m.th shkon pak a shumë për të rregulluar punët tona prapë: “Tarifa e kalimit me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë është një pagesë e detyrueshme që bëhet për llogari të buxhetit të shtetit nga çdo udhëtar që del nga territori i Republikës së Shqipërisë në drejtim të destinacioneve jashtë, përveç rastit kur udhëtari është transit dhe nuk e kalon kufirin, por qëndron në ambientet e aeroportit deri në vazhdimin e udhëtimit të tij”. Pikat e tjera, në fjalë të përgjithshme kolaudojnë rregullat sesi të bëhet kjo pagesë dhe askush mos t’i shpëtojë asaj. E mbani mend taksën “Majko”? Ishte 10 mijë lekë (të vjetra) dhe merrej për rrugën Durrës-Kukës që nuk u ndërtua. Kjo merret për shërbimin që përfiton çdo fatlum që kalon mbi qiellin e Shqipërisë, ose më mirë që niset nga Rinasi.

s.z

Comments

Submitted by dok. dagllas. m (not verified) on

emigrant e shikoni sa ju do shteti ame, ju qe mbajtet shqiperine 25 vjet, ja shperblimi, turp shtet mizerje.

Submitted by Anonim (not verified) on

Per 20 euro me pak i bie me mire te levizesh nga Prishtina ose Korfuzi.

Submitted by Albi (not verified) on

Ne qe tani kemi cmimet me te renda te biletave ne Europe. Ka plot shqiptare qe po zgjedhin te udhetojne nepermjet Rinasit, Shkupit apo Podgorices. Si e lufton qeveria kete fenomen? Duke rritur akoma me shume kostot e udhetimit nga Rinasi.

Nuk keni pare asgje akoma tha.

Submitted by Gjon (not verified) on

Kjo po qe  eshte nje menyre tjeter "incentivimi" e turizmit. Bravo!!!

Me 20 euro mund te blesh  nje bilete Ryan Air qe mbulon qytetet me te njohura te Europes.

Submitted by IH (not verified) on

Turp!

Taksat e Rinasit janë aktualisht më të lartat në Evropë. Tani me taksën e re 10 EUR qeveria po rëndon akoma më shumë qytetarët. Nëse duam të promovojmë turizmin kjo nuk është mënyra e duhur. Ajo që vërej si qytar është se të ithë ata që duan të hyjnë në Shqipëri do të përdorin rrugë altentive, madje duke përdorur Prishtinën, Potgoricën apo Shkupin për të ardhur në Shqipëri.

Qeveria duhet të liberalizoj tregun, të hapi për qytetarët aeroportin e Kukësit, i cili ëshhtë një inveesim/pistë pa jetë, 30 mln EUR të hedhura dëm.

Qeveria bënë mirë edhe t'i thotë qytetarve se çfarë u bë me 52000 qytetarët që humbën paratë me Belle Air.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.