Berisha: “Arresti i Fullanit nën diktatin e Edi Ramës”. Për Izet Haxhinë: “Ai është vrasës. Për Azemin dyshova për Nanon, pastaj për Klosin dhe Gjinushin”

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit. Çështja e parë ka qenë ajo e arrestimit të Ardian Fullanit, që sipas Berishës është i urdhëruar nga Edi Rama, madje me presione të jashtëzakonshme. Për Berishën edhe Elivar Golemi është lënë në burg padrejtësisht dhe për presion, duke shtuar se vetë arrestimi është në kundërshtim me ligin. Edhe dorëzimi i dosjes së BSH-së në parlament është sipas tij i vërtetë dhe është në kundërshtim me ligjin. Një fakt kurioz që shpjegon sipas Berishës edhe “fushatën e revoltimit në rrjetet sociale ndaj kryeministrit”. “Në zyrën e shtypit Edi Rama paguan 43 njerëz që të më shajnë mua në “Facebook”. Kësaj radhe i urdhëroi të shanin atë”, tha ish-kryeministri. Zgjedhja e Guvernatorit të ri? Berisha i ka rënë shkurt: “Kjo është prerogativë e Presidentit”.
Çështja e dytë ka qenë intervista e Izet Haxhisë. Berisha e ka quajtur Haxhinë një vrasës dhe intervista sipas tij ka qenë e urdhëruar nga një segment i “Hakmarrjes për Drejtësi”, akuzë kjo e vjetër për fëmijët e deputetes Arta Dade që janë botues të gazetës “Dita”. Më tej, Berisha ka theksuar se për vrasjen e Azem Hajdarit ka një dosje të plotë, që e dënon z. Haxhia për pjesëmarrje në ngjarje. Ai ka dhënë edhe versionin e dyshimeve të tij për mbështetësit politikë të vrasjes së Azem Hajdarit. “Në fillm unë dyshova për Fatos Nanon. Mirëpo më vonë, ai dyshim ra. Dhe unë dyshoj për Fatos Klosin dhe Skënder Gjinushin. Fakte nuk kam dhe mundet të jem sigurisht i pasaktë”, tha ai. Këtu do ndalur për të tërhequr vëmendjen e atyre që mbajnë mend titujt e gazetave që kontrollonte asokohe PD-ja, një nga të cilat më 14 shtator dilte me aperturën: “Azem Hajdarin e vrau Fatos Nano”. Çka është një pohim që e tejkalon shumë dyshimin. Për Sali Berishën dalja e Izet Haxhisë në krye të protestave ishte në kuadrin e “detyrës së marrë”.
s.z
Comments
Si ka MUNDESI QE bERISHA nuk
<p>Si ka MUNDESI QE bERISHA nuk permend sot e kesaj dite se varsesi ishte Fatmir Haklaj? Cudi...Me siguri edhe te vdekur nje trim si Fatmir Haklaj Berisha e ka ende frike...Burracak edhe genjeshtar sepse grushtin e shtetit e beri nen akuzen e tij false se e kish vrare Fatos Nanoja Azem Hajdarin...</p>
Sa helm paska ne zemar ky
<p>Sa helm paska ne zemar ky njeri!</p>
Add new comment