Ndërtimi i Qeparoit nuk është i Koços, por i Aristidh Kokëdhimës dhe ka leje, thotë policia e Vlorës

Postuar në 16 Shtator, 2014 08:34

Ajo që ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se deputeti Koço Kokëdhima ka ndërtuar një hotel në mënyrë të kundërligjshme në Qeparo, është Policia e Komisariatit të Vlorës. Në komunikatën e policisë thuhet se, ndërtesa për të cilën bëhet fjalë nuk i përket deputetit të Qarkut të Vlorës, Kokëdhima por vëllait të tij, Aristidh Kokëdhima. Gjithashtu theksohet se, objekti është ndërtuar në mënyrë të ligjshme, në tokën e Aristidh Kokëdhimës, të fituar me ligjin 7501, dhe me leje ndërtimi të lëshuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë 12 vjet me parë. Në vitin 2007, Policia Ndërtimore nxori një vendim për prishjen e këtij objekti me pretendimin se ishte pa leje ndërtimi. Vendimi i adresohej Koço Kokëdhimës, pavarësisht se objekti ishte në pronësi të vëllait të tij. Vendimi i Policisë Ndërtimore u rrëzua nga Gjykata e Vlorës, e cila anuloi vendimin duke arsyetuar se ky ndërtim është i ligjshëm.

a.k

Comments

Submitted by Mushkonjat e Di... (not verified) on

Mos e vrini mëndjen, me leje pa leje. Shembja e pallatit në Vlorë i hap rrugën shëmbjeve të tjera. E gjitha çështje kohe, maksimumi deri sa të vijë pala tjetër në pushtet dhe t'i vërë tritolin edhe pallatit të Koqo ... ehm ... Aristidh Kokëdhimës.

Submitted by Licovuni (not verified) on

Po pse Ristani, ky qares klasik, se maxhoranca po ben kata e ate, pse nuk i adresohet pronarit por vellait. Le te thote pastaj se ky person, pronari, eshte edhe i vellai i ketij apo atij. Qe kur vellai duhet te pergjigjet per vellain, si ne kohen e Enverit? Apo keta, si puna e Ristanit dhe shokeve te tij, kane mbetur ne ate kohe me mendje e gjykim. Ky Ristani eshte edhe cinik dhe na ben disa pyetje e dalje, shume te hidhura por jo te verteta. E verteta, jo oratoria duhet te sundoj ne te tilla raste.

Submitted by Gjon (not verified) on

Licovuni,

Po te mos ishte i vellai i Kocos ky personazhi bente opingat e Sheros. Te tuat jane pretekste boshe sepse kapesh me Ristanin dhe jo me shkelesit e ligjit!

-eshte fakt qe nuk mund te ndertohet aq prane bregut

- eshte fakt qe nuk mund te aplikohet ligji 7501 per zonen turistike bregdetare si te ishte toke bujqesore

- eshte fakt qe nje leje ndertimi nuk mund te zgjase nga 2002 deri ne 2014 e tutje

Lind pyetja: perse nuk po veprohet me te njejten vendosmeri si me pallatin e vjehrrit te Bashes, i cili kishte leje dhe ishte regjistruar edhe ne hipoteke, domethene qe ndertuesit do t'i paguhen demet nga xhepat e taksapaguesve?

Jo zbatimit selektiv te ligjit sepse shteti nuk  mund te perdoret  per te mbrojtur "miqte" dhe per te luftuar "armiqte".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.