Berisha flet për Fullanin: Dënoj arrestimin e guvernatorit, është bërë nga një klikë mafioze

Berisha foli të premten për arrestimin e Guvernatorit të BSH Ardian Fullanit, duke ndarë kështu mediatikisht për herë të parë qëndrimin e tij për këtë çështje. Deklaratat e tij u bënë pas ceremonisë përkujtimore para memorialit të deputetit Azem Hajdari, në ditën e përkujtimit të vrasjes së tij. Sipas Berishës arrestimi i guvernatorit është stalinist, i bërë nga një klike mafioze, të cilën ai dënoj. Mes të tjerash ai tha: “E ka propozuar PS dhe ne e kemi rimandatuar, pasi ka ruajtur me fanatizëm pavarësinë e bankës. Cilido të shkojë të shohë sa para i ka dhënë qeverisë së Berishës e sa para të tjera janë dhënë, para Fullanit, nga Guvernatori nga banka. Paratë që u janë dhënë qeverive të tjera nga banka janë 3-4 herë më të mëdha”. Gjithashtu Berisha kërkoi hetimin e plotë dhe të gjithanshëm për cilindo person të lidhur ose jo me vjedhjen në BSH. “Mbështes çdo hetim të plotë, por jam kundër arrestimit policesk, sepse ka procedura për shkarkimin e guvernatorit”, u shpreh ai. Berisha tha gjithashtu se me Fullanin nuk e kishte lidhur asgjë veç punës, “Guvernatori ruajti stabilitetin, ne respektuam pavarësinë e Bankës së Shqipërisë” tha Berisha. Ish-kryeministri bëri të ditur se qëndrimet për ngjarjen janë personale dhe jo të grupit parlamentar demokrat. Ndërsa Basha theksoi se PD mbështet hetimet për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës. "Shteti ligjor garanton që askush përgjegjës mos shpëtojë dhe asnjë person i pafajshëm të mos dënohet. Është qëndrim i PD që vepra të tilla të stisur a për interes mediatik nuk mund të ndodhin pa një shtytje të fuqishme politike në përputhje me orekset e Edi Ramës për të kapur Bankën e Shqipërisë dhe për të shfryrë mllefet të shprehura me gojën e tij ku pas arrestimit të Fullanit ai u shpreh se shumica e tij do e shkarkojë”- u shpreh Basha.
L.V
Comments
Kur qenit i ngushtohet
<p>Kur qenit i ngushtohet laku,TERBOHET!</p>
Ne te vertete qeni terbohet
<p>Ne te vertete qeni terbohet kur merr virusin e terbimit, keshtuqe me ate punen e lakut ia ke fut pak pordhes.....</p>
Qendrim krejtesisht jo
<p>Qendrim krejtesisht jo koherent. Para vetem pak kohesh PD akuzoi z Meta se po mbronte ish Guvernatorin e Bankes. Tashti qe gjerat shkuan ne kete menyre z. Berisha merr automatikisht qendrimin e kundert.</p>
Aman o Sali edhe ky montazh o
<p>Aman o Sali edhe ky montazh o burri dheut? Pike zeze si nuk zure mend, ha ate pension prej mbreti dhe na lere rehat!!!</p>
Add new comment