Harito: Na duhet administratë profesioniste për të negocuar me BE-në

Gjatë muajit tetor vendet e lira në administratën publike do të plotësohen përmes konkursit. Për qeverinë, krijimi i një administrate moderne është tepër e rëndësishme. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito deklaroi të premten se administrata e ardhshme do të nisë negociatat me BE-në, duke vënë në dukje se “negociatat janë tepër ekzigjente, strikte dhe profesionale dhe nëse s’kemi profesionalizëm, është e pamundur të kemi negociata”. Ministrja nënvizon gjithashtu se konkursi do të jetë korrekt pasi mekanizmi i ofruar nga ligji i ri nuk krijon hapësira për punësime klienteliste. “Është kandidati ai që do të zgjedhë se në cilin pozicion do të shkojë. I pari për 10 vendet e lira, i dyti për 9 vendet e tjera e kështu me radhë. E ka të pamundur drejtuesi i institucionit të thotë dua këtë person në këtë vend, vetëm sepse është në listë. Gjithashtu, kemi futur teknologjinë e informacionit në mënyrë që testet të lënë gjurmë dhe procedura të jetë sa më pak e diskutueshme”, tha Harito.
L.V
Comments
E po kur u bone edhe kto
<p>E po kur u bone edhe kto çupulina me dhone mend.....</p>
Tashme eshte vone qe dikush
<p>Tashme eshte vone qe dikush t'ju marre seriozisht. Kur tallesh nje here, dy here, heren tjeter nuk ta var me njeri. Cfare kuptimi ka qe te punesoni vartes te kualifikuar kur ne postet drejtuese keni vene njerez pa asnje kriter profesional.</p>
Add new comment