Kosova gati t’i bashkohet BE-së për t’i vënë sanksione Rusisë

Duke ndjekur hapin e Bashkimit Evropian, edhe Kosova shumë shpejt pritet që t’i vejë sanksione Rusisë. Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka koordinuar dhe analizuar mundësinë që t’i vejë sanksione Rusisë. Gazeta “Exspress” njofton se profesor të marrëdhënieve ndërkombëtare kanë theksuar se Kosova, ndonëse me kapacitete të limituara që i ka, duhet të ndjek politikat e Bashkimit Evropian dhe t’i vejë sanksione Rusisë. Madje, sipas tyre, do të ishte fatale çfarëdo veprimi tjetër që nuk do të ishte në përputhje me politikat e BE-së dhe SHBA-së. “Exspress” thotë se mundësinë e vënies së sanksioneve ndaj Rusisë e ka konfirmuar për “KosovaPress”, Bashmir Xhemaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj: “Ne si Ministri e Punëve të Jashtme kemi koordinuar dhe analizuar mundësinë vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, një veprim tashmë i ndërmarr nga partnerët tanë SHBA dhe BE. Në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante në Kosovë kemi ndërmarr të gjitha masat e përgatitjes së pakos ligjore dhe i mbetet Qeverisë të marr vendim për të hyrë në fuqi”, tha Xhemaj. Ndërsa Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Afrim Hoti thotë se veprimet e fundit të BE-së kanë qenë krejtësisht të pritshme, në kuptimin se edhe BE-ja nuk kishte alternativë përveç se të impononte sanksione pas vendimit të SHBA-ve që ta sanksiononin Rusinë. Sipas tij, në këtë drejtim nuk sheh shumë hapësirë tjetër edhe për kundër mundësive shumë të limituara të Kosovës, pasi që Kosova është shtet i vogël dhe nuk afektohet nga ajo masë apo ajo natyrë e sanksioneve që i imponohen Rusisë.
L.V
http://www.gazetaexpress.com/lajme/kosova-pergatitet-ti-veje-sanksione-rusise-42201/
Comments
ahahahaha o i shplafte nje
<p>ahahahaha o i shplafte nje mortje po keta barkboshe nuk kane as industri e as ekonomi, sikur miza qe e pickon elefantin tek veshi. Keta harrojne se pa mallrat e Serbise do te kish kapluar epidemia somaleze e urise.</p>
Add new comment