Kryeministri përkufizon "kriteret" për anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës: “Do t’u drejtohemi shqiptarëve që punojnë në sistemin ndërkombëtar financiar”

“Do t"u drejtohemi shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar për vendet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së. Javën tjetër thirrja!”. Kështu shkruan kryeministri i vendit Edi Rama në “Twitter” duke paracaktuar kufizimet e një “gare” e cila përndryshe rregullohet me ligj. Një gjë shumë e mirë është në parim që Shqipëria dikur të qeverisej nga diaspora direkt, meqenëse dështimi këtu brenda është evident. Vetëm se në emër të pastrimit të korrupsionit dhe të cilësisë, direktiva dhe prirje të tilla për të importuar trurin nuk është se përligjin shumë filozofinë e vitit 2013 e këtej të kryeministrit sipas së cilës “nuk janë njerëzit ata që korruptojnë sistemin, por është sistemi ai që korrupton njerëzit”. Pse vallë këta që katapultohen nga Jashtë janë të imunizuar, nëse nuk ndryshojnë rregullat e sistemit? Do të ishte kjo një pyetje legjitime. Ndërkohë po sot Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka konsideruar të rregullt shkarkimin e Ardian Fullanit nga posti i Guvernatorit dhe ka paralajmëruar se do të vijohet me shkarkimn e Inspektores së Përgjithshme.
s.z
Comments
Te dyja po i bejne , edhe
<p>Te dyja po i bejne , edhe sistemin po perpiqen ta ndryshojne ,edhe njerezit po mundohen t'i zgjedhin nga me te pastrit, </p>
Add new comment