Tjetër shtesë fondesh në kuadër të vizitës së Papa Françeskut. Qeveria merr përsipër edhe realizimin e altarit nga ku do të meshojë Papa

Postuar në 10 Shtator, 2014 12:08

Qeveria shqiptare ka miratuar sot përmes një vendimi të vetin, një tjetër shtesë fondi që do të mbulojë shpenzimet e nevojshme me rastin e vizitës së Papa Françeskut më 21 shtator. Përmes vendimit shtohen edhe 29 400 000 lekë që do të shërbejnë për ndërhyrjet rehabilituese në sheshin “Nënë Tereza”, për realizimin e dekorit të qytetit të Tiranës si dhe për realizimin e ekspozitës në Muzeun Kombëtar. Këtu duhet të nënvizohet se nga ky fond, 1 673 610 lekëdo të akordohen vetëm për “Për realizimin e altarit të meshës që do të mbajë Papa Françesku”, një destinacion ky i parasë publike që nuk mund të pranohet lehtë. Nisur nga tradita që miqtë i presim më mirë nga sa jetojmë vetë, mund të pranohej dekori, apo shpenzimet rehabilituese, por altari i meshës është çështje ekskluzivisht e besimtarëve dhe nuk kuptohet se përse ky procesion të realizohet me shpenzimet e qeverisë.  

s.z 

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Nga xhepi i kujt dalin keto fonde? Nga parate qe u vodhen nga Fullani &amp; Co?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.