Debat Rama-Braçe në grupin parlamentar, kryeministri i kërkon ndërprerjen e çështjes BSH, “Po heton prokuroria”

Dublimi i seancave dëgjimore të komisionit të ekonomisë, me hetimet e prokurirsë për çështjen e bankës Qëndrore, ka shkaktuar një debat në grupin parlamentar socialist mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe. Sipas “Panoramës”, Rama ka kërkuar nga Braçe që të ndërpresë seancat dëgjimore me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës. Sipas Ramës, çështja tani ka kaluar nga kompetencat e Kuvendit, pasi është Prokuroria që po bën hetimin penal. Por kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Braçe, nuk ishte dakord me këtë qëndrim të menjëhershëm të Kryeministrit, dhe ka kërkuar që seancat dëgjimore të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të vijojnë, pasi sipas tij ky është një detyrim ligjor i tyre për të informuar Kuvendin.
“Çështja e Bankës së Shqipërisë ka marrë rrugën e drejtësisë dhe duhet që Komisioni i Ekonomisë të ndërpresë seancën dëgjimore me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Tani e ka drejtësia në dorë dhe ne si politikë duhet të jemi larg”, ka kërkuar Rama. Por kryetari i Komisionit të Ekonomisë nuk ka qenë dakord me Kryeministrin dhe me tone të larta ka kërkuar vijimin e seancave dëgjimore. Panorama ka botuar edhe një dialog të detajuar Rama-Braçe, që vetë deputeti e ka përgënjeshtruar si të pavërtetë.
a.k
Comments
Une disa here ne kete faqe,
<p>Une disa here ne kete faqe, kur jepej lajm per se cfare po ben Bracja ne lidhje me BBSH-ne e kam komentuar te gabuar, sepse ai ose po ecte paralel me prokurorine, ose i kishte dhene vetes atributet e komisionit hetimor paralamentar.</p>
Brace te vazhdoje te nxjerre
<p>Brace te vazhdoje te nxjerre sa me shume te palara e te mos e vrase shume se cthote piktori. Po te hetohet paster, ne kasat e bankes se shtetit mund te gjesh shume duar politikanesh qe vazhdojne ende te vjedhin pasurine e kombit, perfshire te gjithe ata qe i dolen ne mbrojtje Fullanit etj. dhe atyre qe sot thone se merret hetusia e prokuroria me kete ceshtje. Njelloj si u mor me ceshtjen Basha, Meta, Prifti, Trebicka, etj, etj. Pra, ata vazhdojne vjedhjen, Fullani mbahet ne burg per tu mbrojtur, denohet me dy vite, pasuria nuk i preket, dhe lirohet me ditet e mbajtura ne paraburg, dhe lirohet dy jave pas procesit(?) per sjellje korrekte ose per gjendje te keqe shendetesore (!) Hajdutet? Ata qeverisin dhe zgjedhin sherbetorin e radhes.</p><p>Brace, nuk kam simpati aspak per ty, por ketyre nxirrjua te palarat.</p>
Add new comment