Presidenti Nishani në Postribë për të përkujtuar demonstratën e parë antikomuniste

Kryengritjes së Postribës, e cilësuar si Kryengritja e Parë Antikomuniste në Shqipëri dhe Europë u përkujtua përmes një aktiviteti, ku mori pjesë dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Ai vendosi kurora pranë memorialit të Kryengritjes së Postribës, ku ishte i shoqëruar edhe nga deputetë të qarkut Shkodër, drejtuesit më të lartë vendorë, drejtues të shoqatave antikomuniste, historianë, etj. Në përvjetorn e 68-të të kësaj ngjarje, Nishani, u shpreh se “erdha këtu për të nderuar dhe respektuar institucionin e Presidentit të Republikës për të gjithë martirët”. Duke iu referuar Kryengritjes së Postribës, presidenti Nishani, shtoi se “fakti që ne përkujtojmë sot një sfidë madhështore antikomuniste të dhjetra viteve të shkuara, nuk do të thotë aspak se ne po jetojmë me kokën prapa, si qëllim në vetvete. Jo, por, ne kokën prapa, e kthejmë dhe do ta kthejmë sa herë historia na kujton dhe sa herë kujtesa na e kërkon”. Gjatë tubimit folën edhe kryetari i Komunës Postribë, Faz Shaba, historiani Uran Butka, përfaqësuesi i shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni.
L.V
Comments
Kryengritja e leshit, Po
<p>Kryengritja e leshit, Po ç'jane këto përrce mor tu këndoftë laneti mu në grykë! Deshi Mugosha dhe organizoi 3 veta që sollën vërdallë gjithë zonën, e pastaj, çëëëë, hë pra, çëëëë? Lërin dënglat fashiste se do na sillni prapë komunizmin, e shoh unë, sju rri bytha rehat juve pinjollëve të kuislingëve!</p>
Vullnetari i Enverit Bujar
<p>Vullnetari i Enverit Bujar Mehmeti (Nishani) perkujton demonstraten anti komuniste.</p>
Ti leshin e paske me bollek
<p>Ti leshin e paske me bollek ne koke o Dardan perdersa vazhdon akoma me kuislinge e fashiste ndersa Enver Hoxha beri kerdine nder shqiptare qe luftuan kunder diktatures. Reagimi ndaj kryengritjes se Postribes eshte treguesi me te qarte se cfare mendesie kriminale e udhehoqi vendin per gati gjysem shekulli.</p>
Add new comment