Avokati Fatos Shanaj: Një 37 vjeçe intelektuale si Golemi nuk mund të qëndrojë në burg, do kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë

Postuar në 06 Shtator, 2014 06:56

“Do kërkojmë ndryshim të masës së sigurisë, procedura e paligjshme.  Ku është rrezikshmëria e një vajze 37 vjeçe intelektuale”. Kështu mendon avokati i inspektores së Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi i cili e ka cilësuar të paligjshme procedurën e arrestimit të saj. Në një prononcim për mediat pas takimit me Golemin, avokati Fatos Shanaj theksoi se ditën e hënë do të kërkojë ndryshim të masës së sigurisë. “Ëështë dhënë një masë sigurie “arrest me burg”. Për mua procedura është e pa ligjshme. Kjo na heq mundësinë për tu mbrojtur në shkallën e parë. Në këtë moment nuk diskutohet fajësia. Nuk besoj se mos shkuarja në komision ka lidhje me akuzën. Çfarë lidhje ka vepra penale me mos paraqitjen në komision.”- u shpreh avokati.  Më tej ai theksoi se vendimi do dërgohet në Gjykatën e Apelit pasi shkalla e parë u ezaurua. “Hetim do ketë, ne s’mund ta pengojmë. Kush është rrezikshmëria që morën arrest me burg për një vajzë 37 vjeçe intelektuale?”- u shpreh  avokati Shanaj.

L.V

Comments

Submitted by filan fisteku (not verified) on

37???  u dukte si 47...... ca jan kto buzqumshta ne kto poste mer jahu

Submitted by Ne, ju, ata dhe ato (not verified) on

O Tosi !

Me trego te lutem sa eshte paguar mesatarisht ne muaj nga taksapaguesit shqiptare kjo cupa intelektuale per te bere punen dhe a e ka bere ate dreq pune per te ciolen eshte paguar qe te te mund te tregoj nese mund te qendroje ne burg apo jo.

Mbaj mend qe ti vete ne kushtet e veshtira te sistemit te kaluar i refuzoje disa pune qe nuk mund ti beje.

JA KAQ ISHTE DASHUR TE BEMTE KJO INTELEKTUALJA.

Submitted by Stefan (not verified) on

Sa vjec duhet te jete nje vajze intelektuale qe "te merret ne arrest" sipas avokatit? argument shume i shplare

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Mire e ka avokati, po nuk pate mbushur 40 vjec nuk quhesh akoma madhore, mund te besh cfare te duash po ne burg nuk lejohet te futesh. Mire qe gjykatesit ne Shqiperi dihet qe kane shkuar per lesh, po avokatet qekan edhe me kot akoma.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.