Agolli: Isha Kryetar i Lidhjes por m’u ndalua botimi. Si ia hodhi Kadareja me “Pashallarët e Kuq” dhe ndërhyrja e Mehmet Shehut

Postuar në 05 Shtator, 2014 02:14

Në vazhdim të intervistës së tij për gazetën “Panorama”, shkrimtari i njohur Dritëro Agolli flet për marrëdhëniet e tij më udhëheqësit e lartë të regjimit komunist dhe problemet e tjera në lidhje me krijimtarinë letrare. “Pata përplasje me Mehmet Shehun kur diskutohej që Lasgush Poradecit ti jepej “profesion i lirë”. Ai ishte rreth 90 vjeç dhe ne i jepnim leje krijuese. Por unë propozova që ti akordohej një rrogë e veçantë. Ky propozim bëri që të interpretohej se unë nuk doja ta vlerësoja Lasgushin. Ma kanë ngritur në Kryesinë e Lidhjes herë pas here këtë çështje”. Më tej ai shton: “Mehmeti më merrte në telefon kur botoja ndonjë gjë të re. Me “Zylon” ai nuk u kënaq dhe për atë ka shkruar vetë. Më thërriste ndonjëherë në Këshillin e Ministrave për problemet e letërsisë". Sipas tij ai e ka pasur të pamundur të botojë një vëllim me tregime edhe pse për 19 vjet me radhë ka mbajtur postin e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve. “Ishte një kohë kur mua mu ndaluan së botuari tregimet që kam shkruar”, thotë ai në intervistë. Sipas Agollit, precedenti i tij i mosdënimit për disa vëllime si “Zhurrma e erërave të dikurshme”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” apo dhe drama “Fytyra e dytë”, shpëtuan dhe Ismail Kadarenë të mos dënohej për poemën “Pashallarët e Kuq”. Duke sqaruar qëndrimin e tij ndaj kësaj poeme Agolli thotë” “Unë në atë kohë thashë se “Pashallarët e Kuq” është si kinezishtja. Ideja përfundimtare ishte që të gjithë gjeneralët do t’i futin në burg dhe vetëm shoku Mao do të jetojë i lirë”. Agolli sqaron se Mehmet Shehu bëri një “Letër për shokun Enver” që e botoi në gazetë ku thoshte se Ismail Kadare ka bërë një vepër jo të mirë, por nuk duhej të dënohej, se edhe Dritëro Agolli ka bërë disa vepra të ndaluara e reaksionare, prandaj siç është vepruar me Dritëroin të veprohet dhe me Ismailin dhe të mos i dënojmë.

L.V

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Per Enver Hoxhen / Kenge une thur tere jeten / Se ne a ime buke I dha me dhalle / Ne oden pa cati ne fjetem / Na put hi ne femijeve m'u ne balle "
TJETER
Eh sa pushke kam zbrazur une per kete te uruar komunizem
TJETER
Enver Hoxha kur themeloi Partine / Neneshkroi stuhine.
TJETER
Kam parasysh nje fotografi te Mehmet Shehut kur bente punen fizike me nje xheke te zeze prej lekure qe ishte ulur mbi nje trung peme dhe poshte kembeve te tij me nje bllok shenimesh ne dore qendronte I perulur .......Driter Agolli.
E tani te gjithe na dalin disidente dhe aktive kunder Partise Te Punes Te Shqiperise.

Submitted by Dardan (not verified) on

Jane nja dy volume me shkrime dhe artikuj qe paraqesin kujtimet e mjaft personaliteteve pas vdekjes se Enver Hoxhes. Dy nga shkrimet per mbresat qe u kishte lene udheheqesi jane edhe kujtimet e Driteroit e te Kadares.  I marr disa here ti lexoj dhe prape nuk e kuptoj , i marr prape qe ti studjoj me vemendje dhe prape nuk gjej asgje te nenkuptuar  kunder Enver Hoxhes. Perkundrazi, nje respekt e veneracion i thelle si per nje Perendi te Shqiptareve.  (Keshtu jane te gjitha me perjashtim te kujtimit te Luan Omarit qe te jepte pershtypjen atehere, pot ta jep edhe sot se kete kujtim apo shkrim e ka lene nje njeri i vertete e me karakter te ndershem)

Pas kesaj rri e lexoj shkrimet e tyre sot per mbresat dhe kujtimet per udheheqesin e vdekur dhe them me vehte:  "Kurre nuk do jetoj aq gjate sa te mund te takoj njerez  me permbajtje hipokrite me te shemtuar se sa dy idhujt e mi qe me kane dhe i kam shoqeruar kaq shume ne pjesen me te madhe te jetes sime. Ne kujtese me vijne bejtet e se shkuares por ne fakt e shoh qe ato u konkretizuan edhe me fort sec ishin thjesht fenomene ne kohen e bejtexhinjve.

Gjykatesit ti rrefesh parane/   Ters e vertit sherihane     apo me tej    /Moj paraja moj zagare/   E bere boten manare.  Dhe vij ne  ditet e sotme kur nje i afermi im thote gjithmone:    O PARA ME HENGERSH MUNE/     BERE ZENGJIN HARBUNE.

Submitted by Vuthjaninim (not verified) on

Nuk duhet  te  cuditemi  fare   edhe  keta dy  "idhujt" tone  te  letersise  jane  vetem  refleksion   kolektiv  i   defekteve  morale dhe  shpirterore te  shqipetarve.

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Po si u be kjo pune keshtu, o kryetar!

Nje cike lejohet te znukurohet e shkuara, se edhe ju Te Dy, per te cilet Partia beri nje Pallat te Posacem

Endrrash, edhe ju, nen ate diktature keni qene, por e late batall fare metoden, se po qe se ju ishit jashte saj,

kush e mbante me kembe Realizmin Socialist?! Mos Dhori Qiriazi i shkrete atje larg ne nje cep te Ersekes,

ku as televizor nuk i lejonin?! (Dhe nderhyri Ismaili, thoni Ju Te Dy, qe edhe Dhori, Poeti, u be me televizor,

ne te cilin mund tu shikonte edhe Ju Te Dy, qe lulezonit ne kryeqytetet, dhe qe ishit po aq te pakenaqur e armiq

sa ai, Dhori, por Partia nuk ju kuptonte qe ia kishit me hile...! As sot e kesaj dite nuk ju ka kuptuar...se jeni bashke,

me Te Dy Pjeset e partise...

Po edhe ti e quan "Pashallaaret e Kuq", ate poeme o Kryetar?! Me duket se atehere ne nuk e zume kurre ngoje me

kete titull, apo jam roitur une pak? Ne e kemi pare me titullin e bukur "Ne Mesdite Mbelidhet Biroja Politike",

apo s'ishte keshtu?!

Erdhi pas '90-ta, Sali Berisha pranoi te behej kryetar i PD-se, ajo te krrente nje gazete me titull "Rilindja Demokratike",

(se, e ve re o kryetar, me Ri-Lindje u ktheheni puneve ju, gjithnje nga e para!), dhe kete gazete Ju Te Dy e pershendetet

ne numrin e Pare (bshake me Rexhen e Prishtines), dhe vetem pak me vone, me duket se Maksi Veliaj e quajti "Pashallaret

e Kuq", dhe Ismailit menjehere i pelqeu ky titull rilindes...

Nuk e prisja te bije ne genjeshter kaq vone, o kryetar...

Submitted by Astrit (not verified) on

Ne ate kohe nuk kishte mundesi per disidence. Nese keta shkrimtare lepiheshin pak qe te kishin mundesi te botonin pak letersi, nuk eshte fundi i botes. Ehe me te medhenjte e shkrimtareve apo artisteve te tere koherve kane patur tirane dhe diktatore si patrone protektore. Mos te harrojme se ne Shqiperi edhe njeiu i thjeshte i rruges kishte te njejtin veneracion per Enver Hoxhen (dhe qau me kokrren e lotit kur Enveri vdiq). Ne histerine masive te tre milione vetave nuk eshte tragjike se nje dore shkrimtare ndoqen rrugen e te tjereve.

Tjeter problem kur keta shkrimtare (psh kadare) kishte qejf te bente cik si disident pas 1990. Kurse ne kete shkrim, Driteroi nuk duket se po mburret kushedi per disidence -ai vec po thote se ne ate regjim ede ai, nje besnik i thekur, nuk perjashtoheshin nga goditjet dhe ishin gjithmone ne kercenim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.