Basha akuzon Ramën për bllokimin e investimeve. PS: Buxheti i Tiranës u miratua unanimisht

Postuar në 03 Shtator, 2014 14:02

Lulzim Basha vazhdon të akuzojë kryeministrin për investime të pakryera nga Bashkia e Tiranës. Teksa ka inaguruar kopshtin numër 40 në kryeqytet, Basha tha se një numër jo i vogël institucionesh për fëmijët ishin buxhetuar për vitin 2014, por u penguan nga ish-kryebashkiaku tanimë kryeministër. “Këtu ka arritur niveli i luftës politike, që Edi Rama i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë Bashkisë së Tiranës. Ky nuk është vetëm kryeministri më armiqësor, ndaj qytetit që ka drejtuar vet për 11 vite, por është edhe kryeministri më gënjeshtar, më mashtrues. Pretendon se nuk e njeh realitetin, kur është vet arkitekti i këtij problemi. Edi Rama bllokoi me urdhër politik buxhetin e Bashkisë së Tiranës, një fakt i njohur botërisht. Pa asnjë justifikim, deri sa Gjykata Administrative në nivel Apeli e zhbllokoi atë”, u shpreh Lulzim Basha. Kryatari I Bashkisë kujton çdo ditë se kishte premtuar zgjatimin e Bulevardit të ri për qytetarët, tramvajin, terminalin multimodal e të tjera si këto, premtime të cilat i shpalosi që në fushatën zgjedhore të vitit 2011. Basha akuzon se, në emër të interesave të tij politike, kryeministri i vendit bllokon punë që janë në interes të qytetarëve të Tiranës. Por Partia Socialiste, në një reagim të saj, i kujtoi kryebashkiakut se nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e bëra në fushatë, edhe kur kryeministër ishte ende Sali Berisha. Ndërkohë Blerina Gjylameti, deputete e PS deklaroi: “Buxheti i bashkisë jo vetëm që nuk është bllokuar, por ndryshe nga e shkuara mazhoranca në Këshillin Bashkiak, edhe pse kundërshtare politike e kryetarit, votoi unanimisht për miratimin e tij, duke vendosur në plan të parë interesat e qytetarëve.”

L.V

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Pse nuk i shkoqit gjerat Basha por flet ashtu ne pergjithesi? Si eshte puna e Bulevardit, Terminalit dhe Tramit? Ku eshte bere konkretisht bllokimi nga Rama (qeveria)? Kur u miratua buxheti i vitit 2014? &nbsp;etj, etj. Ai mendon se njerzit i hane keto qe thote. Pse nuk i shpjegon ai lejet nen dige, si dhe pse e ndryshoi ai premtimin qe e beri publikisht se ketu nuk do te lejonte 20 katshe ne TV Klan apo ne TOP Chanal etj. Duket i zgjuar duke u bere dredha problemeve qe ka Tirana, qe t&#39;i dali lekura e tij pa u lagur. Mendon gabim se mileti nuk ha bare. I shikon dhe i gjykon vete e nuk ka neoje per akuza ne hava, pa asnje argument.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.