Vuçiç pret takim serioz me Ramën: Shqipëria është treg ideal për Serbinë

Postuar në 29 Gusht, 2014 05:53

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke folur nga Berlini për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Beograd, që është parashikuar të zhvillohet më 22 tetor, ka deklaruar se mes tyre do të diskutohen“çështje serioze”.

“Do të jemi mikpritës të mirë. Do të diskutojmë çështje serioze dhe mendoj se kjo është një mundësi e madhe për kompanitë serbe. Është një mundësi për eksportet, sepse Shqipëria është një treg ideal për Serbinë”, tha Vuçiç, raporton "InSerbia".

Kryeministri serb ka theksuar se strategjia për të hyrë në tregun shqiptar duhet studiuar mirë. “Ekipi ynë do të krijojë një plan të detajuar me rezultate të përcaktuara dhe të qarta”, është shprehur ai.

Aktualisht Serbia është një nga dy vendet me eksportet më të mëdha në Kosovë dhe duket se, të njëjtën gjë po synon të bëjë edhe në Shqipëri.

Ky do të jetë takimi i parë i dy liderëve të këtyre vendeve në 68 vjet, që prej takimit të Josip Broz Tito me Enver Hoxhën në vitin 1946.

S.S

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Eshte takuar Nanoja me Milloshevicin ne 1997 ne samitin e Kretes.

Submitted by FREETHINKER (not verified) on

Ky do të jetë takimi i parë i dy liderëve të këtyre vendeve në 68 vjet, që prej takimit të Josip Broz Tito me Enver Hoxhën në vitin 1946.

Josip Broz Tito nuk ka qene kurre as serb, as kryeminister i Serbise. Tito ka qene kroat dhe leader i gjithe Jugosllavise te perbere nga 6 republika dhe dy krahina autonome:

- Serbia dhe dy krahina autonome Vojvodina per Hungarezet dhe Kosova per Shqiptaret;

- Kroacia ;

- Maqedonia ;

- Slovenia ;

- Mali i Zi ;

- Bosnie-Herzégovina.

Submitted by cimi (not verified) on

O shqiptar ju qe jeni ne emigracion.shkjau po lepin buzet qe te investoj ne shqiperi,se shqiperia nuk paska DJEM TE PASUR DHE  TE MENQUR. Koha ka ardhu qe te jemi te menqur,dhe kjo koh duhet te shfrytzohet.Qe neser mos te vajtom !!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.