Ambasada turke në Tiranë reagon ndaj akuzave të koordinatorit të PD-së: "Turqia nuk mbështet ISIS. Akuzat, material për politikë të brendshme"

Ambasada e Turqisë në Tiranë ka reaguar ndaj një shkrimi të Kreshnik Çollakut, botuar në “Gazeta Shqiptare”, në të cilën koordinatori i PD-së, akuzon Turqinë se po mbështet organizatën ISIS. “Çollakut mund t’i bëhet një pyetje: Në kushtet kur si pasojë e veprimtarisë së këtyre grupeve dhe organizatave gjakatare, që kanë gjetur mundësi për të jetuar mes kaosit në Siri dhe në Irak, Turqisë po i kërcënohen drejtpërdrejt siguria dhe ekonomia e saj dhe po mban më shumë se 1.3 milionë refugjatë, a ka logjikë të shkruash se ajo po mbështet grupime të tilla? Nëse shqetësimi i Çollakut është që shpalljen e Turqisë si vegël të terrorizimit ta përdorë si material për politikë të brendshme, ky është një problem serioz më vete dhe vlerësimi i përket opinionit në Shqipëri, në këtë vend mik dhe vëlla”, thuhet në reagimin e ambasadës(http://www.gazetatema.net/web/2014/08/28/koordinatori-i-pd-revolton-amba...). Nuk mund të mos bjerë në sy se shkrimi i Çollakut, i shumti ndër shkrimet e tij që pas 23 qershorit për temën e Politikës së Jashtme, bëhet në një kohë kur në Berlin zhvillohet konferenca për Ballkanin(http://www.balkanweb.com/analiza/2689/edi-rama-konfuz-mes-lindjes-e-pere...). Ambasada ka reaguar meqenëse me Turqinë po spekullohet shumë edhe për shkak të paqartësisë së qeverisë në këtë drejtim, por është për t’u vënë në dukje se ky reagim është i rrallë. Për krahasim p.sh, para dy vitesh, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, do të deklaronte nga Jeruzalemi se “Presidenti i Iranit, Ahmedinexhad është i ngjashëm me Hitlerin”( http://www.balkaninsight.com/en/article/israel-finds-new-cheerleader-in-...). Madje do ta deklaronte këtë në mënyrë të përsëritur. “Çudia” ishte se Irani, që ka marrëdhënie në nivel ambasade me Shqipërinë, nuk reagoi fare, madje nuk u bë e ditur as ndonjë notë proteste. Arsyet zyrtare janë të panjohura, pasi në praktikën e marrëdhënieve mes vendeve, minimumi do të ishte një notë. Por me sa duket, loja e vockël për të stisur incidente, nuk ka kaluar dot nga Tirana në Teheran.
s.z
Comments
Media e vertete nuk duhet te

Media e vertete nuk duhet te lejoje qe problemet te "trashen", aq sa qe te krijojne probleme mesh shtetesh partnere.

Ne rastin konkret ish dashur qe Ambasades turke ti behej e ditur qe me kohe qe Niku, pra Kreshnik Çollaku eshte organ i teri ( por jo organ shtypi). Kjo vjen ndoshta ngaqe e ka patur te jatin , te nderuarin Shaban Çollaku) Profesor historie, dhe megjithesi i ndjeri ja spjegonte gjerat shume here nisur nga fjala e urte qe perseritja eshte Mema e dijes, Niku nuk kuptonte asgje, nga njeri vesh i hynin e nga tjetri i dilnin. (Mbase eshte influencuar nga fjala PERSERITJA E KLASES ESHTE MEMA E DIJES)

Pse shqetesoheni ju se eshte

Pse shqetesoheni ju se eshte prekur turku nuk kuptohet. Gjithmone shqiptaret jane vrare e coptuar per te huajt. Per nje cope pushtet dhe per ta pare njeriun e vet te poshteruar. Prandaj nuk ka bere dhe nuk do te beje kurre hajer Shqiperia perderisa edhe sot vazhdojme me te njejtat menyra.

Add new comment