“Lufta” e Dukagjinit, trafikantët kishin rrëzuar një helikopter, policia fshehu ngjarjen

Në sulmet me armë nga ana e kultivuesve të kanabisit ndaj helikopterëve të policisë në Malësinë e Dukagjinit, është goditur dhe është rrëzuar edhe helikopteri i Ministrisë së Brendshme. Zbulimin e bën A1 Report, që ka siguruar foto ekskluzive të mjetit të rrëzuar në fshatin Pult, në ditën e dytë të aksionit. Kësisoj, rezulton se është qëlluar jo vetëm helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes por edhe ai i policisë. Madje helikopteri gjerman BO 105 i blerë me vlerën 1 milionë euro nga shteti shqiptar dhe për të cilin nuk është folur, është i goditur nga 7 plumba. Policia kishte deklaruar se vetëm një helikopter ishte dëmtuar nga të shtënat në ditën e dytë të operacionit, dhe është folur gjithnjë vetëm për helikopterin Cougar të Forcave të Armatosura.
a.k

Comments
E pse te bente publik kete
<p>E pse te bente publik kete lajm apo te" krenohemi" se per mavri drogen mund te rrezojme edhe helikopteret tane!? Turp e per faqe te zeze!</p>
Add new comment