Celulari “dekonspiron” të rinjtë që qëlluan mbi policinë në Lazarat, arrestohen pas videos

Postuar në 24 Gusht, 2014 13:41

Edhe pse kanë kaluar javë që nga operacioni disaditor në Lazarat, ende vijon arrestimi i personave që kanë kundërshtuar policinë me armë. Një i ri ka rënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi është mësuar se kanë qëlluar me armë forcat policore ndërsa zhvillohej operacioni.

Prova që ka gjetur policia ka qenë një filmim në celular, ku dy të rinjtë J. Bocia dhe A. Aliko shfaqen duke qëlluar mbi forcat e rendit në Lazarat. Pamjet u siguruan pas një kontrolli të ushtruar në një lokal në Kordhac, ku u sekuestruan dhe dy pistoleta me silenciator, një laptop, serveri i kamerave dhe një celular.

n.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.