Ilir Meta sfidon Sali Berishën në sfidën me kovë me ujë dhe akull

Postuar në 22 Gusht, 2014 06:02

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vazhdon të ruajë simpatinë për ish-kryeministrin, Sali Berisha pavarësisht se, sot janë në kahe të kundërta të arenës politike.

Meta, si një politikan ish-sportist (shtangist) ka pranuar sfidën e disa personazheve të njohur që i kanë bërë me hedhjen e kovës me ujë dhe akull, nismë kjo për mbështetjen e njerëzve të prekur nga ALS.

Në videon e postuar në Facebook, Meta i hap sfidë Sali Berishës dhe ish-portierit të kombëtares, Foto Strakosha.

Ndërsa, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi i ka hapur sfidë Edi Ramës.

https://www.facebook.com/photo.php?v=716079458477108&set=vb....

S.S

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

E dine keta zoterinj se kjo sfide eshte kryesisht per te kontribuar financiarisht dhe jo thjesht moralisht? Nejse, dylberet politike ftojne e pranojne sfide me akull kur duhen ngrire ne akull e te mos shkrihen kurre me.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.