“Ditët e kulturës turke” në Sarandë, kreu i bashkisë flet për investimet dhe për mësimin e gjuhës turke në shkollën 9-vjeçare “Adem Sheme”

Stefan Çipa, kryetar i Bashkisë së Sarandës ka dhëmë dje një intervistë për ATSH-në, ku flet për ndryshimet në qytet dhe investimet(http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=53841&kat=89). Flitet për 250 milionë lekë për kurorën e gjelbër të qytetit, flitet për lungomaren që do shkojë deri në kanalin e Çukës e që kap shifën e 10 milionë eurove, por edhe për ujësjellësin e ri që do të zgjidhë problemin e Sarandës. Premtime që edhe nëse realizohen, nuk e afrojnë dot Sarandën me një përqindje të asaj Sarande që ishte dikur, jo për faj të kreut aktual të bashkisë, kuptohet. Ndërkohë sot, Çipa është takuar me ambasadorin turk Hidayet Bayraktar në kuadër të “Ditëve të kulturës turke”. Në takim është folur për shumëçka, por edhe për një fakt kurioz: fillimin e kurseve të gjuhës turke në shkollën nëntëvjeçare “Adem Sheme”. Është në çdo rast një informacion që nuk është bërë shumë publik në Shqipëri, por qw ndoshta gjen shpjegim pwrmes vetw fjalwve tw Ccipws. “Çipa ka përmendur punën e bërë me kurset për mësimin e gjuhës turke në shkollën “Adem Sheme”, duke nënvizuar ndikimin e hershëm të kulturës turke në Shqipëri, që vjen nga thellësia e shekujve ..”, citohet ndwr tw tjera ai
http://www.ata.gov.al/kryetari-i-bashkise-se-sarandes-cipa-pret-ambasado...
s.z
Comments
E kaptojme se cdo te thote
<p>E kaptojme se cdo te thote Stipe Cipa me Hidajetin e Bajraktareve edhe thellesine e shekujve por kete fjalen taljone ''lungomare'' perse e keni futur ketu? </p><p>
Add new comment