Kryeministri në konferencë. Dy përgjigje: për personat me precedentë penalë në Parlament dhe për skandalin e vjedhjes në BSH

Postuar në 21 Gusht, 2014 06:59

Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur, siç edhe ishte paralajmëruar konferencën e tij ku pranohen edhe pyetje nga rrjetet sociale. Po japim më poshtë dy përgjigje të Ramës që kanë të bëjnë me pyetjet mbi ekzistencën ose jo të personave me precedentë penalë në Parlamëent dhe për çështjen e skandalit në Bankën e Shqipërisë.

Për pyetjen e parë, Kryeministri ka dhënë këtë përgjigje:

“E vërteta është që për të gjithë, të paktën për grupin parlamentar të PS-së, përpara se ne të miratonim listën, kemi kërkuar dëshmitë e penalitetit; kuptohet jo për figurat e njohura, por një pjesë të konsiderueshme. Dhe dëshmia e penalitetit tregon se kush ka bërë çfarë dhe se kush është i pastër apo i papastër. Nëse ka nevojë për të shtuar të tjera ne jemi të gatshëm për shtuar të tjera dhe nuk kam arsye të besoj nga asnjë ato broçkulla që thotë PD-ja”.

Për pyetjen e dytë, pra për dorëheqjen ose jo të Ardian Fullanit, Rama ndër të tjera tha:

“Është sistemi që korrupton njerëzit. Bazuar edhe në hetimet e prokurorisë, por edhe në konsultim me ekspertë ndërkomëbatrë duhen bërë përpjekje për të evidentuar se ku qëndrojmë problemet në sistem. Të bëjmë diskutimin mbi këtë, të ndërhyjmë te kjo, në mënyrë që sistemi të na japë garanci se njerëzit janë nën kontroll; dhe pastaj nëse do të jetë e nevojshme që të bëhen ndërhyrje të mëtejshme ne nuk kemi asnjë arsye të ngurojmë. Ishte një pyetje se pse nuk vihet dënimi me vdekje për këta që kërkojnë favore seksuale në këmbim të punës. Revolta përballë një akti të tillë e çon njeriun në një reagim të tillë. Dhe parafytyroni sikur institucionet të shkonin në të njëjtin drejtim, do të kishim më shumë siguri? Apo do të kishim nxjerrë sytë për të vënë vetullat? Kam besuar që nuk vjen një e mirë duke bërë një gabim...Të shohim çfarë nuk ka funksionuar në sistem? Padyshim që Këshilli Mbikëqyrës është pjesë e sistemit dhe nuk ka funksionuar. Nga pozita e qeverisë dhe e Kuvendit ne kemi një përgjegjësi shumë të madhe që çdo hap të jetë në funksion të konsolidimit të pavarësisë së BSH-së...”

s.z 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Brockullat e PD-se mos i beso, po dokumentat zyrtar te shtetit italian hidhu ndonje sy.&nbsp;</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Rama nuk beson brockullat e PD-se, po ne a duhet te besojme brockullat e Rames? Ndoshta ka gabuar sistem referimi sepse ai i njerezve te thjeshte nuk perkon me sistemin e Rames.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.