Ana tjetër e medaljes. Biznesmeni sarandjot K.Lapa: Si e njoh unë 40 vjeçaren E.G

Biznesmeni që kishte punësuar denoncuesen e Agron Canes në Sarandë, Kostaq Lapa, ka rrëfyer për shqiptarja.com profilin që ai ka ndërtuar për gruan 40 vjeçare që akuzoi sekretarin e deputetit Koço Kokëdhima, E.G. Sipas Lapës, denoncuesja ka qenë katër herë e punësuar dhe katër herë është shkarkuar për parregullsi në punë. Ai shpjegon se denoncuesja, nuk ishte e rregullt në punë, ndërsa shton se ajo nuk kishte problem financiare. Madje sipas Lapës, ajo mashtronte edhe shtetas të huaj grekë kundrejt një pagese, ndërsa hedh dyshimet se ajo mund të ketë ushtruar prostitucion kundrejt një pagese.
“Më përpara nuk e kam njohur fare. Kur e njoha këtu kemi debatuar disa herë. E kam hequr disa herë nga puna, ka vajtur është ankuar tek Agroni. Agroni ma ka kthyer përsëri, unë e kam mbajtur dhe në datën 1 gusht kam ndërprerë marrëdhëniet financiare nga firma e djalit, sepse është firma e djalit. Ka ikur për dhjetë ditë, dhe unë i thashë të mos qasej më. Pasi iku nga unë vajti dhe u ankua tek Agroni, të nesërmen në mëngjes mora unë Agronin në telefon dhe i thashë: Të lutem shumë mos ma kthe nesër në mëngjes atë tek unë”, thotë Lapa. Sipas tij, gruaja në fjalë, “në punë ka notën 4. Puna e saj ishte të pastronte dy banjo që kam unë këtu, të vadiste lulet dhe sheshin tek palmat. Vinte dy orë në darkë dhe në mëngjes, në 06:30 dhe ja bëja unë kafën E., dhe ajo thoshte që kam pirë kafe me pronarin dhe tallej. Ajo ishte mirë, nuk kishte probleme financiare, pinte dy paketa duhani “Marlboro” në ditë”.
Lexoni më gjatë në: www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/skandali-flet-pronari-i-hotelit-e-g-s--39-e-donte-punen-nuk-vuante-per-para-233999.html#sthash.avMgcJeY.dpuf
a.k
Comments
.... dhe me fal, kjo i jep te

.... dhe me fal, kjo i jep te drejten Canes qe t'ia lypi vajzen 14 vjecare kesaj meqe kjo ishte e parregullt ne pune dhe pinte dy paqeta Marlboro ne dite...... mos ia fusni pordhes kot tashti...

E cfare do te thote ky

E cfare do te thote ky artikull tani? Ca i ndryshon ky artikull faktit qe ai robi kerkonte hapur seks me nje minorene ne kembim te punes?

Ana tjeter e kujt medalje o

Ana tjeter e kujt medalje o bythelepiresa te Edi Rames???

Ca lidhje ka karakteri i gruas ne fjale me faktin qe Agron Cane perdorte pushtetin politik, te dhuruar nga Princi Koqo I, per ti q.... vajzen 14-vjecare tjetres? A jeni ne vehte o plehra. Erdhi porosia nga Rilindja per "charachter assasination" te viktimes? Fuga, apo ai nipi i Alistair Darlingut qe punon falas ne kryeministri, ua dha kete porosi?

T'iu vij turp juve, e t'i vi turp cdo gazetare femer qe mund te punoj aty qe e pranon publikimin e ketij lloj lajmi.

Albi, sic e sheh komenti yt
Albi, sic e sheh komenti yt eshte botuar megjithe fyerjet. Ne stafin e Respublicas nuk vjen asnje porosi nga askush dhe ne kete mes eshte tjeterkush qe duhet te kete turp per gjuhen qe perdor. Mos ngaterro qendrimet publike te themeluesit M.Nano me menyren e funksionimit te sitit. Lajmi ne fjale, marre nga gazeta qe ka intervistuar personin, eshte pjese e kontekstit te gjithe ngjarjes, te cilen e ka denuar i madh e i vogel. Ti po thua te nxjerrim ca gjera, dhe te leme ne hije ca te tjera? Te pasqyrojme nje pale, por jo palen tjeter? Ta themi ndryshe: Te tregojme c'thote Pentagoni, por jo jo c'thote Bin Ladeni? Kush e mohoi faktin qe Cane perdorte pushtetin dhe ishte zhytur ne perversitet?
Mik, sado te kesh mendim tjeter nga sa shkruajme me lart, me i permbajtur me gjuhen. Faleminderit qe na lexon, Respublica
Seriozisht pret gjuhe te

Seriozisht pret gjuhe te sjellshme ti mbas ketij artikulli? Kur te behesh Lord Anglez atehere prit qe te tjeret te te kundershtojne si Ghandi, sic thote Avokati. Kur behesh propagandist i ulet, aq i ulet sa dhe Fahri Balliu dhe Mero Baze nuk shkojne, mos prit gjuhe te sjellshme. Do ishte ofendim i metejshem i viktimes nga ana ime nese une do e trajtoja kete si nje debat filozofik mes dy qytetareve te ndershem. TI NUK JE I TILLE!

E dyta, o plehre propagandist, cili eshte konteksti qe pretendon ti? Qe gruaja nuk ka qene punetore? Edhe cfare tregon me kete ti? Si e justifikon kete pedofilin e Kocos? Cfare lidhje ka kjo me ngjarjen pervecse te synoj te bej me te pabesueshme viktimen.

Meqe pertej plehres qenke dhe debil, ti do justifikoheshe me dhenien e "anes tjeter te medaljes" vetem nese Cane pretendon se nuk i ka thene ato gjera dhe regjistrimi eshte i manipuluar, nese vajzen do ja kishte ofruar vete e ema, apo dicka e tille. Per aq kohe sa kjo nuk ndodh, o plehre, nuk ka as kontekst as ane tjeter te medaljes. Amerika ka qe ne vitet 60 qe e konsideron ofendim te rende argumentin "se ajo po e kerkonte vete" ne raste perdhunimesh dhe perdorimin e karakterit prej "ku..e" te viktimave ne raste perdhunimi, ti jo qe e perdor pa te keq, po e perdor edhe per te jemen e vajzes.

Ta te vij zor kur te shofesh veten ne pasqyre qe ke publikuar lajm te tille. Sic mund ta shohesh, fatmiresisht, nuk ka njeri tjeter qe ta mbeshtet kete pike. Lajm i mire per shoqerine shqiptare, do te thote qe nuk eshte zhdukur ndjeshmeria.

Respublika, ky artikull qe po

Respublika, ky artikull qe po ri-publikoni nuk eshte ceshtje transparence dhe as ballance shtypi por eshte ri-pershtyme dhe ri-ofendim qe i behet viktimes. Kjo eshte e verteta dhe sic e di edhe Z. Nano, sepse eshte djal i zgjuar ai, e verteta nuk ka as kopje dhe as furce Mediatike perpos se vertetes. Prandaj mos na kujtoni budallenj kur na sqaroni se edhe Bin Ladeni ka hapsiren e vet gazetareske! Eshte turp!

E para, pse u dashka te shkoka ndonje gazetar te intervistoje kete palacon e kompleksit nqs. nuk ja kane urdheruar per te baltosur sado pak ate grua e vajze viktime?

E dyta, si u merrkan per baze lloqet e ketij palacos se kompleksit kur dihet se ajo nena e 4 femijeve ka gjetur pune aty sepse kete palacon e njihte Koco dhe ai Pedofili sepse ata ja kane gjetur punen aty ne menyre private. Cfare tjeter do te mund te thote ky palaco perpos te mbroje shoqerine me Kocon e superpushtetshem?

E treta, cfare mendoni se jeni ju gazetat? Jeni gjygje popullore apo hapsira te lira per tu shfrytezuar pa fre si gjygje popullore? Ndryshe nuk e kuptoj fare arsyen kaq te papergjegjeshme qe i jepni komentuesit me lart se gjoja nuk jeni autore te artikujve...dhe si rrjedhoje nuk mbani pergjegjesi, por vetem po na "sherbeni" ?

E pesta, mjafton te lexosh reagimin e Kokedhimes ndaj skandalit te zyres se vet private, paralele me shtetin, ku jo vetem qe genjeu sepse tha se ai Perversi nuk punonte prej 1 muaji por hodhi edhe shashken e pare per ta "masakruar" ate nenen neper Media duke ja publikuar emer e mbiemer. Mjafton te shohesh reagimin prej psikopati te Rames qe as kerkoi falje dhe as prononcohet per fenomenin e paralelizimit te pushtetit si korrupsion i hapur politik. Mjafton te lexosh artikullin ballor me te cilen hapet gazeta e Kocos "shekulli" qe flet per pafajsine e klientit te avokatit te dreqit. Mjafton te lexosh tashme intervistat e sajuara me lloj lloj plehere qe shprehen sa me frike dhe sa nga miqesia per te kuptuar se kemi te bejme me sulm politik nga ana e "rilindasve".

E gjashta dhe e fundit, perse nuk ri-publikoni artikuj te tjere qe kane si synim paralelizmin e pushtetit te kokedhimes, apo artikuj ku sqarohet publiku me fort per kafsherine e perversit, merrini edhe nga bota po deshet se dihet qe i merrni kur ju intereson. Perse nuk distancoheni qarte dhe prere per fenomenin e hakmarrjes ndaj asaj nene, nxitur nga Koco e partia socialiste por na e shisni si gjeja me normale ky ripublikim i shemtuar i ketij artikulli kur dihet qellimi i tije qe eshte vetem ne interesin e "rilindasve" ?

Respublica, ana tjeter e

Respublica, ana tjeter e medaljes eshte ajo cka pretendon pala tjeter, pra Agron Cane dhe ai qe e punesoi ate, Koco Kokedhima. Apo qofte dhe Edi Rama i cili eshte kreu i partise ne godinen e se ciles punonte (apo "aktivizohej" kundrejt nje pagese prej 49 mije lek/muaj, sic e quan Kokedhima) Agron Cane.

Kurse kjo balte me porosi e partnerit te dhunuesit nuk eshte hic ana tjeter e medaljes sepse s'na thone asgje per ngjarjen. Kjo eshte thjesht hedhje balte mbi nje viktime, nje grua pa burre e cila guxoi te denoncoje nje monstruozitet. Juve, duke ri-botuar kete balte, me apo pa dashje beheni nje lopate me shume ne hedhjen e saj mbi fytyren e viktimes, beheni pjese e vrasjes se karakterit te denoncueses, c'ka pastertisht duke se eshte qellimi i ketij shokut apo partnerit te Canes dhe Kokedhimes.

Nese nje person tjeter do thoshte se ai e njeh denoncuesen e Canes dhe se ajo ishte terroriste me ISIS dhe priste koka njerezish ne Irak, do ta botonit juve ate interviste nese ajo do te ishte botuar me pare tek Shqiptarja e Aniles apo tek ndonje media tjeter? E jap kete ilustrim ekstrem per te thene se jo cdo gje qe thone shoket e dhunuesit per viktimen duhet botuar ne media nen preteksin e "anes tjeter te medaljes". Aq me teper qe ne videon e pergjimit denoncuesja E.G. aludon rastesisht se ky zoteria i biznesit privat (Kostaq Lapa) kishte bere te njejtat komente seks-ndjellese per vajzen e saj te mitur si dhe Agron Cane.

Ngjarja s'eshte qytetarja E.G. dhe karakteri i saj, aq me pak marka e cigareve qe ajo pi apo te tjera gjera pa lidhje qe fabrikon zoti Lapa. Ngjarja eshte fakti se sekretari i nje deputeti te Kuvendit, ne zyren ku priste popullin, i kerkonte nje qyetareje te bindte vajzen e saj minorene per te bere seks me sekretarin, ne shkembim te favoreve dhe "pjelljes se kokoshit" kur ai te behej kryetar bashkie. Ngjarja u be ngjarje thjesht sepse kete here sekseri i Kokedhimes u kap me presh ne dore, apo me "ze dhe me figure", sic thoshte Edi Rama per videon e Ilir Metes, me te cilin me pas beri ate koalicionin e famshem te qelbesirave, tek te cilat qelbesira ben pjese dhe Koco Kokedhima sipas mendimit tim. Ngjarja me gjeresisht eshte fakti qe ndodhira si kjo jane me gjasa te rendomta ne Shqiperi, jane akte dhunuese e shpesh kriminale karshi nevojtareve qe gjenden perballe ketyre seksereve te politikaneve si qingji perballe ujkut.

Gjithashtu, ndryshe nga Kokedhima, qytetarja E.G. (te ciles Kokedhima ia nxorri emrin ne media pikerisht per keto qellimet e vrasjes se karakterit) s'eshte person publik, keshtu qe media s'mund te ndjeke te njejtin kriter per botimin e fyerjeve dhe spekullimeve per personin e saj si per personat publike.

Respublica nuk eshte se ka botuar cdo detaj e cdo artikull opinioni mbi kete ngjarje qe t'i vinte radha mikut te Canes e Kokedhimes, i cili automatikisht eshte i njeanshem dhe me nje axhende te caktuar kunder viktimes...Lapa perpiqet te na mbushe mendjen se ai e kishte punesuar qytetaren E.G. qe t'i sherbente kafen dhe cigaret asaj dhe pastaj ta linte te ushtronte prostitucion tek hoteli i tij, pas te cilave gjera ai e pushonte nga puna dhe ri-punesonte ate tek kompania private e tij (apo cunit) sepse ashtu i thoshte sekretari i Kokedhimes. Dmth sipas zotit Lapa, struktura paralele e shtetit te Kokedhimes e detyronte biznesmenin privat te punesonte nje parazite dembele dhe prostitute!

E plot xhevahire te tjera qe thote ky biznesmeni, disa prej te cilave ne fakt (si keto qe permenda me siper) kane lidhje me ngjarjen, por ato as permenden dhe as komentohen nga Respublica ne kete permbledhje.

Pervec ketyre, perifrazimi nga Respublica i kesaj pacavure tip fleterrufeje moniste si "ana tjeter e medaljes" e ben Respublica-n te duket sikur Respublica ka anshmeri me palen dhunuese, gje e cila natyrisht qe s'besoj se eshte e vertete. Por ama as mund te them se Respublica e ka pasqyruar drejt kete ngjarje gjate ketyre diteve.

Une iu lexoj shpesh juve (Respublica) per permbledhjet qe i beni shtypit, por dhe per komentet interesante qe i beni ngjarjeve here pas here. Fatkeqsisht kam ngelur i zhgenjyer nga mbulimi qe juve i keni bere kesaj ngjarje, te ciles i keni kushtuar pak vemendje ne lidhje me permasat e skandalit dhe fenomenit nga i cili buron ky skandal (punesimi pa kritere dhe nga partiaket, jo nga shteti). Prisja nje fare korigjimi kahu, por me cfare lexoj ketu shikoj thellimin ne drejtimin fillestar...fatkeqsisht juve sot gjendeni fare afer anes tjeter te medaljes, twitter-cicerimave te shefit te Kokedhimes, Edi Rames (apo eshte anasjelltas?), sipas te cilit ngjarja morri fund me perjashtimin e Canes nga PS dhe me arrestimin e tij dhe se detajet e tjera te ngjarjes ishin produkte te godines se ish-oficereve (SHQUP) si puna e Agron Canes.

Une e kam parasysh qe juve jeni nje media modeste sa i perket lexuesve dhe komentuesve, por ama besoj se juve keni nje sere lexuesish te rregullt, te cilet iu vleresojne dhe ndjekin, qofte edhe pa komentuar si puna ime deri tani. Kijini pra pak me shume parasysh ata lexues (neve) dhe here tjeter dhe mos ofendoni intelektin e tyre me kesi qasjesh.

Njeheresh, e vleresoj reagimin dhe komentin tuaj ketu midis komenteve te lexuesve...e kam vene re dhe here te tjera kete gjest pozitiv tuajin. Shumica e mediave te tjera shqiptare besoj se thjesht do t'i kishin injoruar komentet apo indinjaten e lexuesve ne keto raste.

Supozojme se e ema eshte

Supozojme se e ema eshte ''kurve'', apo eshte e te njejtit ''kandar'' sikur pedofili. Atehere lind pyetja, a mos duhet te shfajesojme kete te fundit? A mos ka faj vajza minorene per te emen? Kjo e fundit sido qe te jete ka kryer nje pune te madhe dhe e ka mbrojtur fosnjen e saj ndoshta edhe me mire se sa nje grua e ndershme sic e kerkon ky flliqesira qe gjoja e paska punesuar dhe ia kujton edhe kafen qe i ka bere.

Kjo eshte shoqeria e piste e te kompromentuarve me qeveritaret qe flasin me goje te ligshta per viktimat. Ve bast qe edhe K Llapisti eshte pjese e unazes se Agron .....

Keto komente ketu tregojne

Keto komente ketu tregojne nivelin e pelqyeshem te lexuesve te kesaj faqe. Gje e mire kjo. Se po te lexosh komentet e Shqiptarja.com sheh nje tufe komunistoidesh qe mezi kishin pritur nje arsye pa arsye per t'i hedhur viktimes. Sidoqofte, Respublica beri nje autogol te panevojshem. Sidomos me titullin e artikullit. Tregues qe shpesh partizaneria e erreson arsyen edhe ne raste kur s'duhet kurresesi.

Add new comment