Avokati: Nuk ka asnjë provë ligjore ndaj Agron Canes, gazetarët e përfshirë janë problematikë

Postuar në 17 Gusht, 2014 14:01

Avokati mbrojtës i Agron Canes thotë se arrestimi i klientit të tij është i paligjshëm dhe me prapavijë politike.

Gjergji Imeraj në një intervistë për televizionin “A1 Report”, thotë se, ndaj Canës nuk ka asnjë provë ligjore, por vetëm zhurmë mediatike.
“Arrestimi është i paligjshëm për arsyen se që në momentin e parë, policia gjyqësore, është nxitur nga deklaratat e shtypit të cilat janë të paautorizuara, janë të paligjshme, dhe janë me prapavijë të pastër politike’, thotë ai.

Gjithashtu avokati i të akuzuarit shprehe se, “video është e montuar, historia është e montuar, sepse edhe gazetarët që kanë marrë pjesë në këtë histori janë gazetarë, problematikë me faktet dhe provat që ata kanë paraqitur në opinionin publik, edhe në raste të tjera analoge”.
 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Tamam si videoja e Ilir Metelikut.</p>

Submitted by kastriot (not verified) on

Te befshin te njejten gje meg ruan dhe vajzen tende,me ate qe te kete moshen 14 vjecare.amin o Zot!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.