Rama reagon për ngjarjen e Sarandës dhe distancohet: Për ne e keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe është distancuar nga ngjarja e ndodhur në Sarandë ku një funksionar i zyrës së deputetit Koço Kokëdhima është arrestuar pas denoncimit se kërkonte favore seksuale në këmbim të punës. Pas postimit të paradites ku njoftoi Shqipëria ka arritur të renditet e treta në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, të zhvilluar në Ankara të Turqisë duke marrë medalje të bronxtë, Rama ka bërë edhe postimin për ngjarjen e Sarandës.
“Policia e arreston. Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e perjashton. E gjitha brenda ditës!Për ne e keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh. Kurse PD e shijon duke e ripërtypur në mensën e SHQUP-it, ku gatuhet përditë gjella e fëlliqur e një politike të vjetër e të ulët #VajmedetPD” shkruan Rama në rrjetet sociale.
Më herët, kreu i opozitës Lulzim Basha përmes rrjetit social “Facebook” akuzoi kryeministrin se nuk po reagonte për ngjarjen dhe nuk po distancohej nga ajo.
n.k
Comments
Ky nuk është distancim, por

Ky nuk është distancim, por ofendim për intelektin e shqiptarëve. Asnjë fjalë e Ramës nuk përmban distancim nga ngjarja. As emrin nuk ia përmend personit dhe as kuptohet se për çfarë ngjarje bëhet fjalë po mos ta dish. Mjaftohet të na thotë që PS e përjashtoi tipin në fjalë. Po a nuk ishte e njejta PS që përjashtoi edhe një bashkëpuntor tjetër pedofil të Koqos, ndërkohë që ky Agroni vazhdonte abuzimin? Çfarë garancish ka shoqëria që ky fonomen i shëmtuar nuk është sistem në zyrat e deputetëve të PS? Por Rama i shquar për delirin e madhështisë, e konfirmoi vetveten edhe këtë herë me një të shpëlarë gojës.

Ajo që pritej nga Rama ishte kërkimi i faljes ndaj nënës dhe vajzës së mirur për vuajtjen e tyre personale të shkaktuar nga një socialist në zyrën e PS. Gjithashtu kërkohej edhe kërkim ndjese publikut për sistemin informal të pushtetit që ka krijuar Rama me sekserët e tij, i cili rezulton në ngjarje të tilla dhe rrënon demokracinë. Natyrisht të presësh kaq nga Rama është të presësh të pamundurën. Dhe me shtypin tonë servil, që u ka bërë thirrje gjithë qelbësirave të bashkohen rreth Ramës, nuk mund të presësh tjetër veç dashamirësi për Ramën dhe qelbësirat.

Cfare thua ti, e keqja s'ka

Cfare thua ti, e keqja s'ka Parti? Tek ne eshte me keq mor zoteri, e keqja eshte bere Parti dhe ti je krietari.......

Eshte e udhes sidosi, duhet

Eshte e udhes sidosi, duhet pershendetur gjesti juaj i distancimit, zoti Rama, por...

por duhet te kujtoheni se jeni kryeminister dhe kryetar i PS-se ...

Nese mund t'ja gjeni nje shfajesim Ben Blushit, duhet ta beni kete per shqiptaret qe gjenden nen qeverisjen tuaj.

Cili i pret shqiptaret kur hyjne ne zyrat tuaja?

Problemi eshte te IMAZHI i krijuar per qeverisjen tuaj, dhe ju s'mund ta neglizhoni ate, sado i pavertete qofte.

Menyra se si e keni krijuar qeverine dhe kompozuar e prezantuar grupin me te afert qeverises,

kam frike se percjell atje poshte nje mesazh te turbullt:

Mbase edhe prej propagandes se cartur te Opozites, por atje posht qeverisja juaj perceptohet

si e nje grupi qe jo vetem ka fare pak lidhje me Partine Socialiste si njesi konservatore/tradicionale,

por as me moralin ne kuptimin qe ende kjo shoqeri i jep ketij etaloni.

Ne kabinetin tuaj thuhet e besohet se gjen nje linje ku ka te dashur/te fejuar/te martuar, te perfolur si konsumues

menyrash jo tradicionale te ndjesive njerezore e me tej akoma...

Kjo mbase percjell atje posht nje ide se...morali nuk ka asnje kuptim, asnje vlere, nuk ia vlen madje te jetosh

per hir te tij, mjaft te jetosh...te gezosh diten...nuk ka rendesi se si...

Ndryshe, tere keto vajtjemendje e hipotezime, ndoshta te ushqyera me te padrejte nga opozita dhe qarqe publike apriori larg jush,

e rendojne perfytyrimin qe ende sundon per qeverisjen tuaj...dhe, per fat, nuk eshte e lehte te luftohet e te fitohet ndaj saj...

Por kjo duhet bere, besoj, nese s'do prisnin te perballeni me te rrepte ne momentin me te afert elektoral...

Ta merr mendja, shqetesimi e kapercen merakun per nje force fragment i politikes:

eshte fjala per fatin dhe perspektiven e asaj qe quhet shoqeri shqiptare.

Hajde Pont Pilatus hajde!

Hajde Pont Pilatus hajde! Behte fjake per nje fenomen dhe jo individ te rendomte o krye-palle i 1 milio Pallove! Behet fjale per nje sistem paralel shtetit duke abuzuar rende me cdo shqiptar e cdo ligj te vendit sepse i jepet pune vetem militantit kundret korrupsionit politik. Behet fjale per pergjegjesite e tua sepse nuk mund te nxjerresh foto te perpunuara bodrumesh se ministrive apo te na e ngresh ne qiell x a y nepunes te thjeshte te doganes dhe ne kete rast te mos ndjehesh fajtor. Mbaj pergjegjesine dhe jep doreheqje sepse Je nje qelbesire dhe nje palaco pervers dhe sa me shume te qendrosh kryeminister aq me shume do te rrenohet morali shoqeror qe te ka zgjedhur.

S'ka vend midis jush por

S'ka vend midis jush por vetem se ai pedofili femijen 14 vjecar e priste tek zyra e PS se Sarandes. More a do i kerkoje njeri falje viktimes ndonjehere? Me gjithe keto ngjarje horror qe kam lexuar gjate viteve nuk kam akoma nje rast ku ti kerkohet falje viktimes. Nje here, vetem nje here a mund ti kerkohet falje atyre qe jane me te vertete te demtuarit dhe ato qe e vuajne ne fund. Apo ja kalojme fajin njeri tjetrit, i tregojme si jam une e si je ti edhe vari epet se cudia me e madhe tre dite zgjat.

Add new comment