News24: Sekretari i Koço Kokëdhimës kërkon seks me të mitur në këmbim të një vendi pune, reagojnë Tahiri dhe Didi

Postuar në 16 Gusht, 2014 05:10

Televizioni “News24” ka publikuar sot një lajm kobshëm ku përfshihet një person i afërt i deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima.
Gazetari i emisionit "Ajsberg”, Artur Cani zbuloi se në qendër të skandalit është Agron Cane, 60 vjeç, sekretari i deputetit të PS, Koço Kokëdhima, i cili i premton E.G., se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 14-vjeçare.

News24 do të publikojë në orën 19:00 një video ekskluzive ku Agron Cane, sekretari i Kokëdhimës i ofron punë një gruaje në këmbim të vajzës 14 vjeç. 
“Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua”, janë disa nga fjalët që Cane i ka shqiptuar gruas.

Lidhur me publikimin e një lajm të tillë kanë reaguar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, të cilët kanë theksuar se, ndaj personit në fjalë do të veprojë ligji.

Lajmi është ende me doza misteri, pasi ende nuk është sqaruar lidhja që personi i përfshirë në skandal ka me deputetin e PS-së të qarkut të Vlorës dhe në çfarë cilësia ka kërkuar seks në shkëmbim të një vendi pune.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/skandal-sekretari-i-kokedhimes-ofron...

Comments

Submitted by Aron (not verified) on

<p>Po nese nuk eshte sqaruar akoma lidhja midis personit te perfshire dhe Koco Kokedhimes, atehere ku qendron serioziteti dhe vertetesia e ketij lajmi? Kush ju detyron te nxitoni, e nderuara redaksi per dhenien e lajmeve pa nje verifikim serioz dhe perfundimtar? Dhe nese eshte e vertete, me menyren se si e publikoni, ju doni me teper te godisni Koco Kokedhimen, apo autorin e veprimit vertet skandaloz? Sepse, besojme, qe nena kete individ nuk e lindi si sekretar te Koco Kokedhimes, por i vuri nje emer per tu identifikuar ne raport me qeniet e tjera. Se cfare faji ka Koco Kokedhima ketu, hajde dhe merre vesh po deshe.</p>

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Nuk eshte per tu cuditur, Aron, kjo stuhi ne gote; edhe pse do thene qe moralisht ka nje shtrese pergjegjesie te politikes, per njerzit qe vesh me funksion, por keta po kalojne ne nivele qesharake - a thua se po ja shpie Kokedhimes kete te gjoren... per me teper qe me duket se mbi kete person eshte vepruar - eshte larguar; pra rasti nuk eshte kaq taze, apo kritik.
Gjeja me banale ne kete histori eshte perpjekja vulgare per heqjen e vemendjes nga skandali i rende financiar, Fullani & co...

Submitted by Aron (not verified) on

<p>Ju keni plotesisht te drejte.&nbsp; Dihet, nje vjedhje e madhe , mbulohet me nje numer te madh vjedhjesh dhe skandalesh te vogla. Tek &quot;Nje prift i moralit&quot; Gorki, ne shkrimet e tij te para brilantem e ve ne dukje kete ne menyre te shkelqyer. Aty ai bene fjake per nje zyre te prishjes se moralit publik. Njerz te specializuar krijojne arificialisht nje numer te pambarimte skandalesh te vogla, me te vetmin qellim per te larguar vemendjen nga nje skandal i madh. Pra, rasti eshte fare i qarte...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.