Shtypi kosovar shënjestron pavendosmërinë e "Vetëvendosjes" për t’u prononcuar mbi arrestimet e fundit

Shtypi i Prishtinës (gazeta Express, së fundi edhe Zëri) vijon të ngrejë pikëpyetjen përse arrestimin e dyzet personave të dyshuar për terrorizëm e kanë përshëndetur thuajse të gjitha partitë politike, por Lëvizja Vetëvendosje nuk ka reaguar ende. Askush nga Lëvizja nuk ka thënë asnjë fjalë rreth këtyre arrestimeve, njofton Zëri. Erzen Vraniqi, zëdhënës i VV-së, ka thënë për këtë gazetë përmes telefonit se Lëvizja Vetëvendosje deri tani nuk ka ndonjë qëndrim, dhe se sipas tij, kur të vendoset ndonjë qëndrim lidhur me arrestimet, “Vetëvendosje”, qëndrimin e saj do ta bëj të ditur përmes një komunikate për shtyp.
a.k
Comments
Po nqs nuk i do qejfi te

Po nqs nuk i do qejfi te prononcohet, si i behet? Me zor?

Kosova vuan nga 100 semundje.

Ka nje Minister te Brendshem qe duhet te ishte ne burg, nje Presidente qe e ka zgjedhur nja ambasador ne restorant.

Ka nje Telekom qe eshte shitur pa ditur se kujt, per pese kacidhe, dhe keto pese kacidhe do shkojne ne xhepat e BehtelEnkes.

Ka "parkun e paqes" mbi uren e Ibrit.

Ka doganat dhe burimet natyrore jashte kontrollit.

Ka papunesine, varferine dhe korrupsionin me te larte ne Evrope.

Nuk prodhon asgje, dhe eshte mbytur nga mallrat serbe (280M Euro bilanci i viti qe shkoi).

Ka sistemin shendetesor me te keq ne Evrope.

Nuk ka ushtri.

Ka ende UNMIK, EULEX, gjykata e stergjykata te huaja qe bejne gjueti shtrigash.

Ka dhe ca qe bejne spektakel ne TV duke arrestuar 40 mjekrosha se paskan qene ne Siri muaj me pare, te njejtet qe Nato i perkrahte vete per te luftuar Ahsadin.

Ka dhe pese njerez qe nuk i eshte bere gjaku uje ende dhe duan qe Kosova ti bashkengjitet Shqiperise, sic i takon. Keta pese njerez e kane emrin VV!. Edhe pse ndokujt nuk i pelqen.

Vetvetendosje duhet te

Vetvetendosje duhet te shprehet qarte, se humbet piket dhe ne Shqiperi.

Te jesh kunder gjencodite ne Gaza eshte nje gje, dhe te jesh kunder ismikeve radikale eshte tjeter gje.

Apo mos ndoshta reagimi i vetevendosjes pro Gazes erdhi si pasoje e afinitetit fetar me myslimanet e palestines dhe jo si revolte normale njerezore?

Ne djall vafte dhe Vetvendosja nqs eshte parti pro islamike ne vend qe te ishte pastertisht patriotike !!

Add new comment