S.Kaçaj i Shëngjinit: "Ministri Çuçi, gangster me favorite. Nga njëra duan të bëjnë port gjigand, nga ana tjetër na fshijnë nga harta"

Për kryetarin e komunës Shëngjin, ish futbollistin Salvador Kaçaj, ministri i Pushtetit Vendor Blendi Çuçi është një gangster me favorite. Kaçaj ishte i pranishëm në mbledhjen e përfaqësuesve vendorë të Partisë Demokratike në Lezhë, ku u deklarua nisma për mbledhjen e firmave që do të mundësojnë një referendum vendor kundër ndarjes së re territoriale. I indinjuar për bashkimin e Shëngjinit me Lezhën Kaçaj tha se “Shëngjini po fshihet nga harta e Shqipërisë”, në një kohë kur qeveria kërkon të ndërtojë portin e tij më të madhin në Ballkan. Madje, me ironi shtoi se për këtë projekt Shëngjinin e kanë vizituar 215 delegacione, por natyrisht gjysma e më tepër janë tallur dhe kanë ngrënë peshk.
Kaçaj bëri dhe një krahasim, kur tha se “Shëngjini fshihet nga harta e Shqipërisë dhe lihet Ura Vajgurore si bashki e Bashkim Finos, që 2shtë një turp i vërtetë”.
a.k
Comments
Ministri Cuci mund te jete si

Ministri Cuci mund te jete si thote ky jo-gangsteri i Leshes, por do te ishte mire qe jo-gangsteri Kacaj te shtroje nje argument ne menyre te qyteteruar pa fyerje personale e me fjalor te pavend. Do te isha kureshtar ne se ka ligj Shqiperia qe hedh ne gjyq dike per fyerje publike te nje personi publik ose juridik.

Ka ardhur koha qe te kujtohemi sa here qe flasim te mendojme se femijet mesojne duke imitiar te rriturit. Sali (jo Kacaj, por ai goje-shthururi) per vite te tera ka ndikuar per nje mungese te theksuar qyteterimi ne komunikim publik. Te mos e imitiojme goje-shthururin, qofte vetem per hire te femijeve tane.

Samir, Po te ekzistonte nje

Samir,

Po te ekzistonte nje ligj i tille, e para viktime e tij do te ishte Edi Rama.

Add new comment