G.Kokalari: Ja si e kam njohur Fullanin. Kriza e BSH-së, momenti që Rama të fillojë seriozisht antikorrupsionin

Postuar në 11 Gusht, 2014 07:26

Teksti i mëposhtëm është mesazh i shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari dërguar një miku gazetar në Tiranë, me lejen për ta publikuar nëse e shihte të nevojshme.

“Për herë të parë e kam takuar Fullanin si pasojë e takimeve të mia në Bankën e Shqipërisë në vitin 1996. Nga bisedat e shkurtra me të, përshtypja ime e parë dhe e qëndrueshme deri sot, ishte se kisha takuar një gomar arrogant, pompoz, ngjitës, tejet joprofesional. Sinqerisht, nuk mendoj se krimi më i madh ku është përfshirë BSH është vjedhja e disa milionë dollarëve. Por shpresoj se kjo do të shfrytëzohet si katalizator për të detyruar dorëheqjen e këtij rrëshiqi me ajër, dhe ndërmarrjen e hetimeve për BSH-në dhe krejt sistemin bankar shqiptar. Në mendimin tim, krimi më i madh në BSH ndodhi kur Berisha, Meta dhe zonja Fullani konspiruan për të emëruar Fullanin si guvernator i BSH, në këmbim të pastrimit të Metës nga akuzat e rryshfetit.  

Prandaj, unë kam dy sugjerime. E para, Berisha dhe Basha duhet të mbyllin gojën kur akuzojnë për korrupsion, sepse ky është rast klasik kur korbi-korbit i thotë “sa i zi që je” dhe flasin autorët e akteve më të rënda korruptive që Shqipëria ka parë. Së dyti, Rama duhet ta shfrytëzojë këtë krizë, për të nisur luftën e vërtetë kundër korrupsionit që premtoi gjatë fushatës elektorale, dhe të caktojë menjëherë një prokuror special për të filluar ndjekjen ligjore të të gjitha akteve kriminale të kryera nga anëtarë të regjimit të Berishës, qoftë dhe nëse hetimet mbërrijnë mes anëtarëve të koalicionit të tij. Një fillim mund të ishte edhe mashtrimi bankar që u krye në bashkëpunim me qeverinë Berisha, duke përzgjedhur Rezart Taçin si fitues i tenderit të Albpetrolit. Nuk ka pasur kurrë ndonjë garanci parash nga American Chartered Bank, e megjithatë duke e ditur, qeveria e përdori garancinë fantazmë në tentativë për t’i zhvatur vendit një prej aseteve më të mëdha shtetërore.  

Rama ka patur mjaftueshëm kohë në dispozicion si kryeministër, dhe tashmë duhet më në fund t’u japë shqiptarëve atë për çka e votuan më 23 qershor 2013: Më pak fjalë, më shumë vepra!”

 

Re.Pu

 

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Ceshtja me e madhe korruptive e qeverise Berisha, Albpertoli, as qe po permendet fare nga Rama. Prokuroria as qe ka ndermentd ta hapi....</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Keni më se të drejtë duhet ta bëjë sa më shpejt edhe në qoftëse i ikën koka atij kokëmallit të Skraparit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.