Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dënon dhunën fetare në Irak dhe bën thirrje për ndërhyrje. “Duam t’u themi të gjithëve se është e mundur të jetojmë bashkë”

Postuar në 10 Gusht, 2014 14:22

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka rëagfuar sot përmes një deklarate të posaçme që dënon dhunën e ISIS në Irak, sidomos atë ndaj kristianëve. “Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dhe antarët e tij (Komuniteti Musliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane) mbështetur dhe nga Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, po ndjekin me shqetësim situatën që po ndodh këto ditë në Lindjen e Mesme, në mënyrë të veçantë përndjekjen kriminale që terroristët e ISIS në Irak po ushtrojnë ndaj popullsisë lokale të krishterë, madje edhe ndaj myslimanëve dhe minoriteteve të tjera, e në mënyrë mizore përndjekjen dhe dëbimin e detyruar me dhunë të të krishterëve irakenë dhe të irakenëve të feve të tjera prej vendit të tyre. Ne dënojmë me forcë akte të tilla kriminale që nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet themelore të besimeve tona”, thuhet në deklaratën në fjalë. Po kështu KN i kërkon ndërhyrje komunitetit ndërkombëtar me qëllim ndaljen e spastrimit mbi bazë fetare. “I bëjmë gjithashtu apel Faktorit Ndërkombëtar që të gjejë zgjidhjet e duhura në mënyrë që të ndalet fenomeni i largimit dhe i shpërnguljes me dhunë të banorëve të Mosulit dhe të rrethinave për shkak të besimit të tyre. Ne besojmë ngultësisht se e drejta e besimit është një e drejtë themelore e njeriut. Ne i gëzohemi kësaj të drejte në Shqipëri dhe një realiteti që besimet fetare kanë ndërtuar e vazhdojnë të ndërtojnë me shumë mund në vendin tonë. Duam t’u themi të gjithëve se është e mundur të jetojmë bashkë, duke ndihmuar njëri-tjetrin e duke respektuar njëri-tjetrin pavarësisht besimit, etnisë apo racës”, vijon deklarata.

http://orthodoxalbania.org/old/index.php/lajme/2337-komunitetet-fetare-t...

s.z

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Ku ishte me pare ky Keshill kur te krishteret u perdhunuan, masakruan dhe u debuan nga Siria. Ku edhe sot e kesaj dite po masakrohen nga terroristet qe qeveria jone me ato ne Perendim perkrah. Ku ishin kryesia e te krishtereve te Shqiperise kur nena e nderuar Agnes Myriam ngrinte zerin dhe kerkonte perkrahje per te krishteret e Maalulas ne Siri dhe ne gjithe vendin?&nbsp;</p><p>A po, per imperialistet ne Perendim ka dy ndryshime (perfshi ketu edhe sorrogatot tona), rebelet ne Siri jane te &#39;&#39;mire&#39;&#39; dhe te krishteret ne kete vend nuk hyjne ne pune, por ata ne Irak (te paret) duhet te luftohen sapo kalojne nga Siria dhe te krishteret duhen mbrojtur.&nbsp;</p><p>Pathetizem me oke qe vetem naivet e blejne.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.