PD apel kompanive telefonike e qytetarëve: Mos iu bindni qeverisë

Partia Demokratike bën apel publik për të mos iu bindur vendimit të qeverisë për regjstrimin e numrit serial të telefonave celularë që disponojnë. Në emër të PD-së, Gazmend Bardhi u bëri thirrje kompanive celulare dhe qytetarëve që të mos e zbatojnë vendimin e qeverisë për ruajtjen dhe dorëzimin e të dhënave të telefonave.
“Edi Rama ka vetëm një motiv: ai kërkon të dijë çfarë mendojnë, çfarë shkruajnë dhe çfarë flasin shqiptarët. Nëse kjo ndodh, ky është vërtet fundi i privatësisë në Shqipëri dhe një shkelje brutale e lirive dhe të drejtave kushtetuese të individit. PD-ja i bën thirrje qytetarëve të mos dorëzojnë privatësinë e tyre në duart e një qeverie arbitrare. PD-ja i bën thirrje kompanive celulare në vend të mos i dorëzojnë qeverisë të dhënat e IMEI-t, në të kundërt do të përballen me pasoja ligjore dhe me një bojkot masiv të abonentëve”tha Bardhi.
n.k
Comments
Po i dhe nr e IMEI-t nuk
<p>Po i dhe nr e IMEI-t nuk duhet te dihet se kush e poseidon.</p><p>Pergjim dhe kontroll i gjithe te dhenave dhe levizjet e personit qe e mban.</p>
Add new comment