Kampet politike mbajnë qëndrime publike mbi hapat që duhen ndërmarrë ndaj Guvernatorit e Këshillit Mbikqyrës të BSH

Pas heshtjes disaditore mbi ngjarjen e ndodhur në Bankën e Shqipërisë, klasa politike ka nisur të diskutojë e të mbajë qëndrime rreth kërkesës për largimin e Guvernatorit Fullani. Ndërsa qytetarët kanë nisur mbledhjen e firmave për peticionin ku kërkohet shkarkimi i Guvernatorit të Bankës Qëndrore, nga klasa politike kanë ardhur edhe pozicionimet e para pro dhe kundër. Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot para gazetarëve se nuk e mbështet kërkesën për shkarkimin e Guvernatorit pasi sipas tij është një kërkesë politike. “Nëse nisma do të ishte jopolitike, do e mbështesja. Një nismë politike unë nuk e mbështes kurrë. Një nismë politike të kupolës së mafies shqiptare në Parlament nuk e mbështes sepse kreu i saj është Edi Rama dhe të gjitha vendimet që merren kanë lidhje me kupolën e njerëzve të bërë miliarderë duke vjedhur e duke fjetur” tha Berisha. (për më shumë: http://top-channel.tv/artikull.php?id=282493).
Ndërsa kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe është pozicionuar pro largimit të Guvernatorit Fullani. Madje, sipas tij, bashkë me Guvernatorin duhet të largohet edhe Këshilli Mbikqyrës i BSH-së. “E megjithatë, Guvernatori e Këshilli duhet të largohen! Përgjegjësi janë shumë të qarta! Qëndrimi im është i palëkundur në nevojën për një reformë të thellë ligjore, strukturore dhe nga pikëpamja e burimeve njerëzore në Bankën e Shqipërisë, Pavarësisë dhe Transparencës, kontrollit në Bankën e Shqipërisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk ka më as moralin, as forcën dhe as të drejtën ta bëj këtë. Ndaj, Guvernatori duhet të largohet! Në anë tjetër; ky peticioni që synon thjeshtë të largojë vëmendjen nga vjedhja në Bankën e Shqipërisë në një përpjekje të qartë të Sali Berishës për të përballur njerezit me Qeverinë dhe maxhorancën në Kuvend, duke e goditur fort në kauzën e antikorrupsionit; NUK VLEN! “ shkruan Braçe në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera shpjegon atë që ligji parashikon për pezullimin apo shkarkimin e Guvernatorit dhe arsyet se pse nuk jemi në kushtet kur qeveria mund të ndërmarrë hapin e kërkuar shoqëria civile.
“Ligji është shumë i qartë dhe sot, nuk jemi ende në kushtet që parashikon ligji për të pezulluar e shkarkuar GUVERNATORIN dhe anëtaret e Këshillit Mbikqyrës. (Ha diskutim rasti i njërit prej anëtarëve të Këshillit)” vijon Braçe. (për më shumë: http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/fullani-dhe-keshilli-mbikeqyres-duhet-te-largohen-por-na-kufizon-ligji-231776.html)
n.k
Comments
O

O BRAAAAACCCEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!

KAPITALI I BANKES SE SHQIPERISE ESHTE 100 % SHTETEROR DHE ME ASNJE LOGJIKE KAPITALISTE DHE KOMUNISTE "LIGJIN" NUK E BEN ADMINISTRATORI POR P R O N A R I, PRA PRONARI SHTET.

Ketu eshte paligjshmeria dhe antikushtetutshmeria e ligjit Nr.8269, DATE 23.12.1997 "PER BANKEN E SHQIPERISE"

Ja neni 11, Pika 2 e KUSHTETUTES :

2. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.

PRA MBROHET ME LIGJ, JO ME FULLAN, DHE LIGJET NUK I BEN FULLANI POR P A R L A M E N T I

Add new comment